• |
ide | kryesore

Video/ Shkëmbi thyhet keq në Laç: Teuta pëson aq gola sa kishte marrë në 8 javë

Sport, Video



Mbrojtja më e mirë e kampionatit është shpartalluar në Lac, ndërsa Teuta ka humbur ndeshjen dhe vendin e parë përballë kurbinasve, që janë imponuar me një 3-0 që nuk lë dyshime për dominimin e bardhezinjve. Armando Cungu merr fitoren e parë që kur është ulur në pankinë, duke lënë pas atë debutim zhgënjyes.

Kurbinasit nuk fitonin prej 4 javësh në kampionat, por dygolëshi i Nuabueze dhe Xhixha mjaftojnë për të kthyer optimizmin në Laç. Sulmuesi amerikan është treguar i qetë në penalltinë e fituar nga Xhixha në të 19, duke i dhënë impaktin e duhur një ndeshje të dominuar nga minuta e parë.

Teuta ishte shumë apatike për të rezistuar presionit të vendasve të etur për pikë. Durrsakët nuk arritën të luanin me statusin e kryesuesit dhe u dorëzuan përfundimisht ende pa u bërë gjysëm orë lojë, kur Nuabueze shënoi edhe golin e dytë, që kapitulloi idetë e Shkëmbit dhe atë pak besim që mund të kishte mbetur në këmbët e futbollistëve të Teutës.

Për të vulosur sfidën mendoi Redon Xhixha, i cili shënoi golin e tretë, pas një asisti të Lushkjas, duke shmangur edhe portierin Frashëri, teksa me të djathtën e dërgon topin në rrjetë! Me fitoren e sotme, Laçi u ngjit në kuotën e 10 pikëve, ndërkohë Teuta mban momentalisht vendin e dytë me 15 pikë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *