• |
ide | kryesore

Agnelli thumbon Conte: “Ai skualifikimi për bastet në futboll…”

Sport



Gjatë diskutimit të gjatë të mbajtur nga Andrea Agnelli në ditën e asamblesë së ortakëve, ka patur hapësirë edhe për ndonjë shigjetim drejt Antonio Conte. Edhe pse asnjëherë i përmendur drejtpërdrejt nga presidenti i Juventus, riferimi për teknikun aktual të Inter është i qartë. Agnelli nuk harron kur, në 2012, Conte u skualifikua për gjashtë muaj nga pankina bardhezi si pasojë e cështjes së basteve në futboll.

“Në këto vite jemi përballur me shumë vështirësi – ka thënë presidenti Agnelli -. Kanë qenë periudha shumë intensive e të rënda për ata që punonin në shoqëri: mendoj për cështjen e Calcioscommesse, që përfshiu të teseruarit e Juventus në 2012, për ngjarje që kishin ndodhur në shoqëri të tjera. Cili klub do të mund të administronte gjashtë muaj pa krye-trajnerin në pankinë?”.

Në 2012 në fakt, mbërriti vendimi që përfshiu teknikun nga Lecce: Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit e skualifikoi për 10 muaj (pastaj reduktuar në 4 nga Gjykata kombëtare arbitrale e sportit) sepse si trajner i Siena “nuk mund të mos dinte” për kombinimin e ndeshjeve të kampionatit të Serie B kundër Novara (2-2, 30 prill 2011) e kundër Albinoleffe (humbje 1-0, 29 maj 2011).

Fjalë falenderimi për një tjetër ish-trajner, Massmiliano Allegri: “Një mendim shkon për Allegri, vendimtar në rritjen e Juventus. Pjesëmarrja konstante në fazat finale të Champions tregon se tashmë jemi ndër të mëdhatë e Europës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *