• |
ide | kryesore

Basha nis fushatën elektorale? Shfaqet në një spot (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ndezja e “motorrëve” elektoralë të Partisë Demokratike është bërë tanimë një fakt i kryer. Kryedemokrati Lulzim Basha është shfaqur së fundmi në një video-mesazh tipik të spoteve përgjatë fushatave, ku i drejtohet sovranit me sloganin “Shqipëria ime”.

Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku t’i vëmë në jetë.”- shkruan Basha bashkëngjitur videos, ku ndër të tjera promovohen bukuritë natyrore të vendit, që përbëjnë potencialin e sektorit të turizmit.

Sikurse një tipologji mjaft e përhapur spotesh elektorale, në këtë material filmik është zgjedhur efekti i kontrastit duke vënë përballë një Shqipëri që rrënohet, vidhet, braktiset, jepet me konçension me Shqipërinë ndryshe, ku punohet ndershmërisht. Edhe pse Kushtetuta parashikon që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në vitin 2021, lideri i opozitës duket se po paralajmëron zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, kërkesë e përforcuar kjo pas vendimit refuzues të Këshillit Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, ditën e djeshme në një intervistë të dhënë për televizionin “Vizion Plus”, Basha deklaroi se opozita e bashkuar joparlamentare është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme, me kushtin e vetëm që qytetarëve t’u garantohet vota e lirë. I pyetur nëse opozita i qendron kushtit të cilësuar si të panegociueshëm për pjesëmarrjen në zgjedhje, largimit të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati dha një përgjigje të prerë. “Secili duhet t’i bëjë pyetjen vetes: Një njeriu, i cili është kapur duke vjedhur edhe veten e tij, siç ndodhi me 30 qershor, mund t’i besohet se do të organizojë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Po të lexojmë në raportet e OSBE/ODHIR-it përgjigja është e thjeshtë: Jo! Po të lexojmë kushtet e Bundestagut, përgjigja është e qartë: Jo!”©Lapsi.al

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/440964169889430/?v=440964169889430



3 Comments

  1. Filloi prape me keto videot katunareske ky kari. Po ik o rrote kari se keto lloj videosh i ka konsumu ai kari kryeminister qe ne vitet 2000. Apo je kurva e piktorit ti ke qef kur e imiton. O rrote kaushi

  2. Edhe ky eshte kthyer ne nje skuth! Keta te gjithe i ka perpire Sorosi. Bejne pjese te gjithe ne nje vllazeri qe mbrojne interesa te te treteve.

  3. Motorret e koperates ,kujtim gjuzit e kompani.
    Ketà femijet e fshatareve qe Ju vene pas neper protesta Jane vetem ushtare,edhe psé Kane bere shkolle dhe Jane inteligjente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *