• |
ide | kryesore

Bebe Rexha: Marr rreziqe, dua të fitoj

Paparazzi, Slider



Bebe Rexha ka fituar 5200 dollarë në kumar në Las Vegas dhe pas kësaj i ka qerasur me një drekë shokët e saj…kurse kënga e saj për filmin, ku luan Angelina Jolie, Meleficent, ka arritur të kryesojë në top lista.

Këngëtarja shpesh ka thënë, se dëshiron të luajë në kazino në “qytetin e mëkateve” dhe këtë e ka bërë edhe në vizitën e fundit, ku edhe ka përformuar në festivalin JBL-ajo kishte humbur fillimisht një shumë të vogël, pasi dështoi për të dalë e para në vrapim, një bast që i kishte kushtuar asaj 500 dollarë.

Por pastaj ylli shqiptar i muzikës botërore fitoi bastin e madhe. Basti i mjftueshëm sa për të shtruar një drekë të mirë për miqtë e saj.

“Vazhdimisht kam humbur, humbur dhe humbur. Kisha vendosur 100 dollarë në aparat dhe u bë interesant, pasi fitova 1800 dollarë. Pastaj futa 1800 të tjera, por humba 5000, duke fituar vetëm 1300”, ka thënë ajo për emisionin Extra të US TV.

“Marr rreziqe. Nuk frikësohem…madje edhe kur kam filluar në industrinë e muzikës në llogari bankare kam pas vetëm 600 dollarë”, ka shtuar ajo.

“Kështu që shkova në një makinë tjetër dhe fitova diku 1200 dollarë….shkova në “Rrotën e fatit” dhe fitova 3000 dollarë dhe pastaj fitova 2500 dollarë, por në fund kisha 8000 dollarë. Fillova të luaj përsëri dhe kisha 5200 dollarë, që nuk ishte keq. Unë gjithmonë fitoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *