• |
ide | kryesore

Europa League, Lazio kërkon kreun në tokën skoceze, United nuk e ka vendosur ende supremacinë

F1, Sport



Europa League kthehet të luajë ndeshjet e treta në fazën e grupeve, me 24 ndeshje interesante, ku nuk mungojnë përplasjet e ethshme. Në fakt, për Lazion vjen një tjetër sfidë për të mos u humbur, menjëherë pasi theu serinë negative në arenen Europiane me fitoren ndaj Rennes. Në Skoci, kundër kryesuesve të Celtik, skuadra e Inzaghit kërkon vendin e parë të grupit E: bardhekaltrit me tre pikë, aq sa Cluj, janë vetëm një distancë pas skocezëve, ndaj dhe kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Ai barazim me Atalanta ishte në fakt fotografia tipike për sezonin e Lazios, që shkoi nga tre gola disavantazh në një kthesë totale në pjesën e dytë.

Inzaghi duhet të ndryshojë dicka për të balancuar një sulm potent, që ka shënuar 19 gola në 10 ndeshje, por kanë lejuar 12, me Strakoshën që ka ruajtur portën të paprekur vetëm tre herë. Kjo mund të jetë avantazh për Celtic që ka shënuar 39 gola në 10 ndeshje këtë sezon, por duhet ta bëjë pa Jozo Simunovic e Michael Johnston, ende të parikuperuar, pavarësisht kthimit në stërvitje. Për Inzaghin rikthehet Lucas Leiva, që mungoi në kampionat për shkak pezullimi.

Ndër skuadrat pretendente, duket e thjeshtë për Sevilla që nuk gabon kurrë në Roman Sanchez Pizuan, për të hedhur hapin e sigurtë drejt kualifikimit si e parë, kur përballë do të kenë Dudelange. Andaluzianët janë me pikë të plota, pas dy ndeshjes dhe një fitore kundër luksemburgasve, që kanë 3 pikë, do ti jepte sigurinë. Nuk ka asgjë për të diskutuar, të paktën në letër për Arsenal në grupin F. Londinezët me pikë të plota, presin në Emirates Vitoria de Guimaraes, që mbyll renditjen. Emery do ti jap turnover skuadrës, por edhe më parë kjo nuk ka ndikuar në rezultatet e Topcinjve.

Nuk i lejohen gabimet në Grupin J Romës, kur përballë të ketë Borussia Mönchengladbach. Italianët me 4 pikë, duhet të mos humbasin ritmin e austriakëve të Ëolfsberger, që kanë treguar forcën në dy ndeshjet e para, por ndaj gjermanëve nuk do të jetë një shëtitje. Në grupin L Manchester United duhet të lërë pas fillimin katastrofik të sezonit ku vetëm barazimi me Liverpool i shpëtoi pankinën Solskjaer, kur përballë të ketë Partizanin. Në Beograd, mes dy skuadrave me katër pikë, luhet për surpremacinë e grupit dhe Djajtë e Kuq e dinë mirë që nuk lejohen gabimet…

NDESHJET E TRETA NË GRUPE

EUROPA LEAGUE – GROUP A
18:55 Qarabag FK ? – ? APOEL Nicosia
21:00 Sevilla ? – ? F91 Dudelange
EUROPA LEAGUE – GROUP B
21:00 Dynamo Kyiv ? – ? FC Koebenhavn
21:00 Malmoe FF ? – ? Lugano
EUROPA LEAGUE – GROUP C
21:00 Getafe ? – ? Basel
21:00 Trabzonspor ? – ? FC Krasnodar
EUROPA LEAGUE – GROUP D
21:00 PSV Eindhoven ? – ? LASK
21:00 Sporting CP ? – ? Rosenborg
EUROPA LEAGUE – GROUP E
21:00 Celtic ? – ? Lazio
21:00 Rennes ? – ? CFR Cluj
EUROPA LEAGUE – GROUP F
21:00 Arsenal ? – ? Vitoria de Guimaraes
21:00 Eintracht Frankfurt ? – ? Standard Liege
EUROPA LEAGUE – GROUP G
18:55 FC Porto ? – ? Rangers
18:55 Young Boys ? – ? Feyenoord
EUROPA LEAGUE – GROUP H
18:55 CSKA Moscow ? – ? Ferencvaros
18:55 Ludogorets Razgrad ? – ? RCD Espanyol
EUROPA LEAGUE – GROUP I
18:55 Gent ? – ? Wolfsburg
18:55 Saint-Etienne ? – ? Oleksandriya
EUROPA LEAGUE – GROUP J
18:55 Istanbul Basaksehir ? – ? Wolfsberger AC
18:55 Roma ? – ? Borussia Mönchengladbach
EUROPA LEAGUE – GROUP K
18:55 Besiktas ? – ? SC Braga
18:55 Slovan Bratislava ? – ? Wolverhampton Wanderers
EUROPA LEAGUE – GROUP L
18:55 AZ Alkmaar ? – ? FC Astana
18:55 Partizan Beograd ? – ? Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *