• |
ide | kryesore

Flet Grida Duma: Mosmarrëveshjet me Bashën dhe gabimet e opozitës

Lajme, Të fundit



A ka çarje mes Grida Dumës dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha? Kësaj pyetje i është përgjigjur ish-deputetja demokrate në Syri TV. Por sipas Dumës ka mendim ndryshe, por jo çarje në marrëdhëniet mes tyre.

“Në disa momente dhe është thënë cila është miqësia? Unë nuk shoh që në PD Lulzim Basha ka ndërtuar raporte miqësore. Disa e kanë e disa jo. Këtë natyrë pune ka dhe është perfekte. Të gjitha keqpërdoren sipas dëshirës së lajmit. Kam bërë pjesë në fushatën e zotit Basha, kam bërë takime me intelektualë dhe prezenca ime në PD nuk ka qenë prej Bashës.

Në mes dy individëve nuk mund të ketë çarje, por a ka një mendim ndryshe, po ka një mendim ndryshe mes meje dhe mënyrës si po bëhen gjërat tani. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë, unë do të mbetem luajale në vendimet e PD. Në PD ka pasur gjithmonë debat, ky është momenti me më pak debat”, – deklaroi Duma.

Ajo ka komentuar edhe zhvillimet brenda opozitës, si edhe te gabimet që janë bërë.

“Shpejtësia e veprimeve në politikë është determinante. Po janë bërë disa gabime. Madje disa herë kryetari i opozitës i ka pranuar. Madje janë pranuar edhe gabimet në listat e deputetëve në vitin 2017.

Për djegien e mandateve nuk e di nëse mund ta ponderoj duhej llogaritur opozita false. Disa elementë që mund të ishin paraprirë më mirë me ndërkombëtarët. Diskutimet duhet të jenë më të gjata dhe të hyrjes në sakrificë të gjithë bashkë, jo një orë apo dy orë” – tha Duma. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *