• |
ide | kryesore

Gjenden 15 arka me municione të fshehura në Elbasan

Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka sekuestruar mbrëmjen e sotme një arsenal me fishekë luftarakë e granata. Mësohet se janë gjetur 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore. Personat që mund t’i kenë pasur këto municione i kanë fshehur në banesa, objekte të braktisura, magazina apo tunele me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.

“Policia e Elbasanit, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët ka marrë informacion se në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan, ndodhej një arsenal me municione luftarake. Me marrjen e informacionit menjëherë është organizuar puna për krehjen e zonës. Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë lokale. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *