• |
ide | kryesore

Halili shkarkon Memën: tekniku nuk del në stërvitje, pritet Devolli

Sport



Humbja e Tiranës në transfertën me Bylis u parashikua se do të kishte pasoja, me teknikun Ardian Mema që kishte rrezikuar shkarkimin në fakt që pas barazimit në Vlorë me Flamurtarin. Në atë kohë ishte Devi Muka, një prej drejtuesve të bardhebluve, që vuri veton për të vazhduar përpara me Memën, por pas 3-1 në Ballsh fatat duket se janë vendosur.

Presidenti, Refik Halili, është takuar me teknikun, përpara nisjes së seancës stërvitore, në një takim që ka zgjatur rreth 40 minuta e në përfundim të së cilës Mema nuk ka dalë në fushën e Skënder Halilit për të drejtuar skuadrën në përgatitjet për ndeshjen me Luftëtarin, por bardheblutë janë drejtuar nga asistenti i tij Erion Xhafa.

Emri që përflitet më shumë në ambjentet bardheblu, e për të cilin presidenti Halili ka një vlerësim të vecantë është ai i Bledar Devollit. Ish-tekniku i Kastriotit, që për pak e rrëzoi Tiranën edhe njëherë në Kategorinë e Parë në sezonin e kaluar, është në drejtimin e U-17 së Tiranës aktualisht dhe pret të marrë pankinën e skuadrës së parë, nëse konfirmohet shkarkimi i Memës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *