• |
ide | kryesore

Kushti i opozitës për sistemin zgjedhor, Gjiknuri: Sillni propozimin

Lajme, Të fundit



Damian Gjiknuri, kryetari i mazhorancës në Komisionin për Reformën Zgjedhore, deklaroi sot në një konferencë se Partia Socialiste është gatshme dhe ka rënë dakord që opozita parlamentare të vijë me një propozim për reformimin e sistemit zgjedhor.

Opozita parlamentare ka vendosur si kusht të panegociueshëm ndryshimin e sistemit për të dhënë votat për miratimin e Reformës së re Zgjedhore.

Sa i përket propozimit të Partisë Demokratike, Gjiknuri theksoi se dokumenti mund t’i dërgohet OSBE-së dhe më pas t’i kalojë Komisionit Parlamentar.

Nëse ata do të përgatisin draftin e tyre duke ia dhënë OSBE-së, ne do të kemi mundësi ta marrim dhe ta trajtojmë, meqë ata kanë komples për t’u ulur me ne”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, bashkëkryetarja e këtij komisioni, Rudina Hajdari, mungoi në konferencën me Gjiknurin, për arsye se ndodhej në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Deputeti Korab Lita ka pretenduar të marrë drejtimin e këtij grupi,  i mbështetur edhe nga disa prej kolegëve.



5 Comments

  1. Si ka mundesi qe sa her qe duan te bejn allishverishe keta te rilindjes, del gjithmon ky Gjiku ne sken. Gjiknuri si sekser i krimit, neper pergjime per vjedhjen e votave gjithmon Gjikari, neper tendera te dyshimt me kompani of-shore me dokumenta fallco eshte gjiknuri qe jep leje dhe si hyn gjemb ne kemb. nqs Ram trecerekshi nxjer Gjiknurin per reformen zgjedhore, merreni me mend sesa seriozisht e kan. Per te mos fol fare pastaj per Bash tenorin, qe i eshte ber hunda kilometrike nga mashtrimet e perditshme. Tani Basha qeka gati te ulet me qeverin e krimit dhe me edvin kristaq drogen per te biseduar per reformen. te genjen dhe per oren. like floririn qe nuk e degjon as gruja e vet, nuk u ndje me pas 13 tetorit (normle, as gruja si doli ne zgjedhje), kushedi ka ren ne ndonje grop andej nga mali me gropa, dhe sikurse nuk do ket pas pas vetes gazetarin e pavarur qim peka, ska kush ta nxjerri nga gropa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *