• |
ide | kryesore

E paditi Rama, Gjykata dënon për shpifje ish-deputeten e PD

Lajme, Të fundit



Gjykata ka dënuar për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Mësohet se shuma që Tabaku do të duhet të paguajë është 300 mijë lekë të rinj.

Padia ndaj ish-deputetes lidhej me një deklaratë të publikuar prej saj në llogarinë zyrtare në “Facebook” për lojrat e fatit, që sipas saj ishin katërfishuar gjatë qeverisjes së Ramë, përkundër aksionit “Fundi i marrëzisë”.

Nga burimet nga Gjykata mësohet se Tabakut i është vendosur edhe kushti i përgënjeshtrimit të deklaratës që daton më 25.10.2018, brenda nje afati prej 7 ditësh nga dhënia e këtij vendimi.

Pak kohë më parë, ishte krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili fitoi gjyqin për shpifje ndaj një tjetër ish-deputeteje demokrate, Albana Vokshit. Sipas verdiktit të Gjykatës, Vokshi i detyrohej t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh Veliajt. Ky i fundit paditi Vokshin për shpifje, lidhur me një akuzë të ngritur në adresë të tij nga selia e PD-së, ku ka deklaruar se prindërve që kanë fëmijët në cerdhe e kopshte po u mblidheshin të dhënat personale për përdorimin e tyre në fushatë elektorale. ©Lapsi.al



9 Comments

  1. Po kjo eshte goca babit, goce oligarku qe mbeti ne krahun e Saliut e po pret shperblimin-dmth betonin e vet..

  2. Nuk e kuptoj pse gjykata merret me të tilla gjëra. Tabaku ka parë një statistikë diku apo ja ka thënë dikush dhe e ka postuar në facebook. U bë e di që janë rritur ,4 fishuar nuk e them dot se nuk kam statistika të sakta vetëm njoh njerëz që janë marrë e akoma merren me atë punë. Po nëse gjykata merret me këto punë facebook-u atëherë i bie që duhet të fusë në burg përjetë Edi Ramën se ai mashtron me fakte e shifra sa herë del në TV apo shkruan në Facebook.

  3. Duhen bere ligje te prera per keto gjyqtar qe te largohen nga gjyqsori dhe te ndiqen penalisht ne shqiper te gjitha pikat e basteve jane ne pune vetem kan heq televizjonet e basteve dhe punojn me telefona ne se gjyqtari don prova ka sa te duash jane me mira pranda ky gjyqtar duhe arestuar nuk me intereson tabaku apo finxhani dhe ligji per bllokimin e lorave te fatit eshte i gabuar duhe me shum kontroll jo te mbylleshin fare

  4. Sa me shume gjoba te vesh o lazgar i ps aq me i peshtire behesh. Je injorant funksional komplet. O gjynahqar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *