• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë në banesë një person në Durrës

Lajme, Të fundit



Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Dashamir Harapaj, 66 vjeç.

Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut të qytetit, ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në banesën e 66-vjeçarit, për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Mësohet se në banesë janë konstatuar njolla gjaku, që ngrejnë dyshime për një vdekje jonatyrale.

Paraditen e sotme një tjetër shtetas në Shkodër u gjetur i pajetë pranë biznesit që drejtonte, por ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *