• |
ide | kryesore

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Lajme, Të fundit



Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në fshatin Melgushe të Kryebushatit në Shkodër.

Deri më tani, nuk dihen detaje lidhur me ngarjen.

Mësohet se në afërsi të kufomës, është gjetur një armë gjahu çifte.

Policia e Shkodrës gjendet në terren për të kryer zbardhjen e rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër / Informacion Paraprak

Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *