• |
ide | kryesore

Helmimi në Bulqizë, 2 prej nxënësve nisen me helikopter drejt Tiranës

Lajme, Të fundit



Dy nga nëntë nxënësit e helmuar të gjimnazit “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës, janë nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për të marrë një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, raportohet se gjendja e shtatë nxënësve të tjerë që janë të shtruar në spitalin rajonal të Dibrës është e stabilizuar. Sipas dëshimsë së të rinjve, ata nisën të ndiheshin pas pushimit të gjatë, kur u kthyen në klasë dhe ndjenë aromën e një parfumi.

Nga të dhënat paraprake dhe jo zyrtare, dyshohet se brenda ambienteve të shkollës është përdorur një spraj, i cili ka shkaktuar helmimin e disa nxënësve. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *