Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj.
Në seancën e zhvilluar sot në KPA, u rrëzua vendimi i KPK-së që kishte lënë në detyrë Malajn. Në vendimin e saj, KPA deklaron se subjekti i rivlerësimit kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë. Më herët, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ankimoi vendimin e KPK-së.
Trupa e Kolegjit që mori vendimin përbëhej nga gjyqtarja kryesuese, Rezarta Schuetz, relatori Sokol Çomo dhe nga anëtarët Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Luan Daci.
Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka shërbyer në postin aktual që prej korrikut 2013. Gjyqtari ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në vitin 2013. Malaj ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.
ikuuuuu
Iku dhe nje bythlepires pushtetesh
Po kur diktohet qe ka pasuni te pajustifikueshme nuk duhet te dalin para drejtesise?
Ca pasurish flasin 1 villa mbi bunkere. Kur qeveritaret shqiptare kane shtepira me Amerike