• |
ide | kryesore

Policia britanike identifikon 39 viktimat e gjendura në kamionin bullgar

Planet, Të fundit



39 trupat e gjetur brenda një kamioni bullgar në Angli i përkasin kombësisë kineze. Lajmi është konfirmuar nga mediat britanike.

Kamioni u gjend në një park industrial në Essex, në juglindje të vendit, i cili kishte hyrë nga Uellsi dhe autoritetet belge dyshojnë se është nisur nga porti i Zeebrugge.

Sipas ekspertëve, viktimat kanë pasur një vdekje të ngadaltë dhe të tmerrshme. 38 të rinj dhe një adoleshent kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar, duke synuar të depërtonin në këtë territor në mënyrë ilegale. Raportohet se ekspertët janë futur brenda frigoriferëve, ku shënohej temperatura  -25 gradë celscius.

Ekspertët thonë se thirrjet e tyre për ndihmë ranë në vesh të shurdhët pasi shoferi nuk i dëgjonte dot. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *