• |
ide | kryesore

U dënua për shpifje, reagon ish-deputetja e PD-së

Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës, që e dënoi me 300 mijë lekë gjobë për shpifje, pas padisë së ngritur nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”, Tabaku shkruan se çështjen do ta ndjekë në instancën e Apelit, duke theksuar se do t’i qendrojë deri në fund të vërtetës se “pikat e lojrave të fatit u rritën nga 800 përpara vitit 2013 dhe u bënë 4200”.

Kryeministri më akuzoi në gjykatë se unë gënjej kur them dhe shkruaj që qeveria është e korruptuar. Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, progres-raporti i Komisionit Europian, raporti i OKB, raporti i Transparency International thonë qartazi se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri.

Fatkeqesisht, gjyqtarja zgjodhi të besojë Kryeministrin dhe jo DASH, Komisionin Europian, OKB dhe Transparency International. Më dënoi sepse thashë atë çfarë do shqiptar e di: korrupsioni është aq i madh sa Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon.”- shkruan Tabaku.

Mësohet se shuma që Tabaku do të duhet të paguajë është 300 mijë lekë të rinj.

Padia ndaj ish-deputetes lidhej me një deklaratë të publikuar prej saj në llogarinë zyrtare në “Facebook” për lojrat e fatit, që sipas saj ishin katërfishuar gjatë qeverisjes së Ramë, përkundër aksionit “Fundi i marrëzisë”.

Nga burimet nga Gjykata mësohet se Tabakut i është vendosur edhe kushti i përgënjeshtrimit të deklaratës që daton më 25.10.2018, brenda nje afati prej 7 ditësh nga dhënia e këtij vendimi. ©Lapsi.al

Reagimi i plotë i Tabakut:

Në Shqipërinë e sotme kur thua të vërtetën dënohesh për shpifje dhe kur shpif të pavertetat përgëzohesh. I qendroj deri në fund të vërtetës që është e qartë dhe nuk ka vendim politik që mund ta zhbëjë dhe as gjobë ta zhvlerësojë.

Pikat e lojrave të fatit u rritën nga 800 përpara vitit 2013 dhe u bënë 4200. Kam provuar me çdo lloj mënyre se paratë e pista kanë financuar pikat e basteve. Raporte si i DASH dhe Moneyval i kanë parashtruar këto prova qartë dhe pastër për çdo shqiptar. Ashtu siç është provuar qe paratë e pista janë përfshirë në aktivitetin e turizmit dhe ndërtimit. Ashtu si dhe vetë Paditësi ka deklaruar se janë aktivitete kriminale duke pohuar atë për te cilën më akuzon sot.

Kryeministri më akuzoi në gjykatë se unë gënjej kur them dhe shkruaj që qeveria është e korruptuar. Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, progres-raporti i Komisionit Europian, raporti i OKB, raporti i Transparency International thonë qartazi se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri.

Fatkeqesisht, gjyqtarja zgjodhi të besojë Kryeministrin dhe jo DASH, Komisionin Europian, OKB dhe Transparency International. Më dënoi sepse thashë atë çfarë do shqiptar e di: korrupsioni është aq i madh sa Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon.

S’kam frikë nga padrejtësia por nga e vërteta ndaj i qendroj këtyre deklaratave deri në fund dhe nuk kam asnje terheqje. Nuk tutem nga vendimet e gjyqtarëve që nën presionin e vettingut apo fijeve politike marrin vendime politike si Manjola Bejleri e cila ka dhe një konflikt të pastër interesi me PD. Kjo është një betejë që më bën më të fortë dhe më të bindur në luftën kundër padrejtësive dhe drejtësisë që komandohet nga qeveria.

Për 50 vjet ka pasur shqiptarë që nuk janë stepur nga diktatura komuniste, në to ka qenë dhe familja ime. Nga ato kam mësuar të respektoj të vërtetën dhe jo frikën. Ndaj vështirë të më stepin sot ata që frikën e mbulojmë me këto skema, siç s’kanë mundur dot të stepin askënd në 20 vite vjedhje dhe abuzime.

Beteja vazhdon ne Gjykaten e Apelit! As une, askush nga Partia Demokratike nuk terhiqet nga beteja per te thene te verteten.

E vërteta triumfon përherë.



13 Comments

  1. ik merr dhe nje gjob tjeter tani. nqs ti del e llap neper tv, eshte e qart qe e ben per show politik dhe nuk ke asnje prove konkrete (ndoshta ke degjuar ndonje dallaver). Nqs i ke informacione te sigurta, si intelektuale qe je (nqs ti je intelektuale, un jam kristian ronaldo), e di shum mir qe ka organe perkatese qe merren me keto pun. psh prokuroria. nuk te pelqen vendimi, pse se ankimon po del e vazhdon te besh propagand? jeni varikarsa si pozit e si opozit, mashtroni njerezit e mesoni keq njerezit. vazhdoni me gjyqe publike e beni juve gjyqtarin e vendosni juve se kush eshte i mir e kush i keq. ky muhabet duhet te marr fund njeher e mir. ishalla ju ha koken te gjithve juve si politikan ne pushtet e ne opozit kjo reforma ne drejtesi. nuk e do as rama refromen po ska ca ben. ate do fusin mren te parin.

  2. I kishe te gjitha mundesite ne gjykate te tregoje me emra kriminelet e lidhur me ramen,por nuk ta mbane te denoncosh ne menyre nominale,por ju te pd flisni ashtu ne pergjithesi,dhe pastaj nuk te pelqen kur denohesh,znj tabaku,izeti po flet me emra konkret,keshtu beje dhe ti ne Apel,suksese

  3. Ungriten te gjith halet e partise spiuneve
    shkoni ke pisha ku baballaret tuaj benin roje
    me rujt statujen e dulles merrni grat dhe motrat
    te punojne pun gojore turni tret vetem ket
    zanat ka rrac juaj e shkerdhyme

  4. Zonja Tabaku , Ju nuk jeni denuar sepse thate :
    ”’ Kryeministri më akuzoi në gjykatë se unë gënjej kur them dhe shkruaj që qeveria është e korruptuar”” .

    Por u akuzuat sepse shkruat ne facebook :
    ”’ Lojrat e fatit, jane katërfishuar gjatë qeverisjes së Ramë ”’

    Pra mos bej lojra fjalesh e propagande mbi raportet e te huajve mbi korrupsjonin, por trego me fakte se a jane katerfishuar lojrat e fatet gjate qeverisjes se Rames ””

  5. Eshte shume e thjeshte ose verteto me shifra zyrtare qe lojrat e fatit u katerfishuan , ose pergenjeshtro cfare the.

  6. Per kete gocen e Tirones kisha respekt por po reagon njisoj si nji keshilltar i PDs qi u denu ka gjykata per shpifje ndaj atij Veliajt.
    Doli ntelevizor ne tha se u denu politikisht se kishte thon se cmimi i ujtit ishte rrit. Por nfakt akuza ishte se kishte shpif ne permen emrat e 2 biznesmenave toronca qi gjoja kishin korruptu ne i kishin dhon lek Veliajt.
    Ai kaqoli dote me u paraqit viktime se gjoja denoncoi rritjen e cmimit te ujtit . kurse kjo tjetra po viktimizohet ne thot se u denova se thash qe ka korrupsjon.

  7. kjo neshte goca e babi oligarkut qe e ka fut ne politike qe me grabit neser kur tu vije rradha, nuk eshte goca tirones..

  8. Si ka mundësi që pasuesi i Konicës së madh, edvin langaraqi, paguan debila si puna e këtyre komentuesve injorantë si më sipër për të mbrojtur një çeshtje që nuk mund të mbrohet?

  9. Do dali ndonje “Salianj” ta drejtoje dhe kete trapen qe ben si p i bukur. Se aty babi nuk e ndihmon dot ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *