• |
ide | kryesore

Lotaria amerikane/ Ambasada jep udhëzime dhe këshilla për aplikuesit

Lajme, Të fundit



Me hapjen e aplikimeve për Lotarinë amerikane, përfaqësia diplomatike e SHBA-ve në Tiranë ka nisur të publikojë njoftime të herëpashershme me trajtë udhëzuese dhe këshillimore për të interesuarit.

Në një postim në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ambasada amerikane këshillon aplikantët e lotarisë që të lexojnë udhëzimet e këtij viti për të ndjekur rrugën e duhur.

“?? | Po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2021? Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Udhëzimet mund t’i gjeni këtu: https://bit.ly/2l7myjg”, shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve.

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 ka filluar më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5).

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *