Gantz, udhëheqësi i partisë Blu dhe Bardhë, ka afat prej 28 ditësh kohë për të formuar një qeveri.

Nëse Gantz dështon, vendi do të shkojë në një raund të tretë të zgjedhjeve.

Netanyahu nuk arriti të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të muajit të kaluar, ndërkohë që ai akuzohet për disa raste korrupsioni.