• |
ide | kryesore

Rama: Do padis në gjykatë Ramush Haradinajn

Lajme, Të fundit



“Do ta padis Haradinajn”. Kryeministri Edi Rama zbuloi këtë të enjte në emisionin “Opinion” se do të padisë kryeministrin në ikje të Kosovës për deklaratën e bërë pak ditë më parë se Rama, Thaçi dhe Vuçiç do të ndanin 10 miliardë në tavolinë. Rama e cilësoi “palo burrë” dhe “palo kryeministër” Haradinajn.

“Në gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndanim unë, Hashim Thaçi dhe Vuçiçi. Që t’i thuash një populli se ishin 10 miliardë në tavolinë atyre bravo ju qoftë që marrin akoma vota.

Ky dha dorëheqjen me demek dhe është akoma kryeministër i Kosovës, një person që më detyroi të dal publikisht që gënjeu publikisht pas samitit të Brrlinit. Në asnjë sekondë nuk i kam bërë presion që të heqë taksën.

I kam thënë vetëm që “kjo që të propozon Makron të vjen vetëm një herë”. Makron në sy tim, kancelares dhe dhe presidentit të Serbisë i tha: “Më jep 4 muaj Ramush dhe do futem unë në procesin e dialogut. Ti pezulloje taksën. Nuk i tha njeri hiqe. Serbia të pezullojë fushatën idiotekse kundër njohjeve dhe unë do të heq veton për vizat”.

Në vend që të bënte një lëvizje taktike për të marrë diçka bëri një kokfortësi dhe sot Kosova nuk ka akoma vizat. Dhe pastaj gënjeu dhe tha që po më bëjnë presion. Këtë kryeministrin në ikje do ta çoj në gjyq” – tha Rama. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Ty o Qelbesire Bravo te Qofte.

    Dhurove QYL Rrugen e Kombit o I pangopur, dhe po rrjep nje popull te tere tek Trau Privat

    Ke gjetur o Qelbesire.

    Parate e Traut te te ndjekin, se jane para te grabitura me dhune

  2. Kam degjuar qe ka nje emision shihemi ne gjyq. Dhe i sygjeroj keti gjese te therase ne gjyq te gjith kryeministat pa perjashtuar asnje ne bote ti japun llogari pse ja hoqen akulloret nga dora. Cfare do lepij kjo gjeja tani?! Cfare do lepij?!

  3. Palo burre thote i ky debili dikujt qe ka sakrifiku gjithe familjen per kombin!! Ore me gjithe mend shkoni dhe votoni prape per kete koqe mo???

  4. Tek emisioni i Zhejit Ramushi tha, vetem 140 milion euro po te investoje Kosova ne Trepce, fiton 500 milion euro ne vit,pra per 20 vite 10 miliard (20*500 mln=10 miliard). Kurse Rama po na e paraqet kete 10 miliardshin sikur Ramushi e paska akuzuar se rama-thaci-vucic do ndajne 10 miliard ne tavoline. Edhe per takse, e pranon vete qe i ke thene pezulloje. Po Mire o kryeminister, e bete gjithe rrugen bashke nga Tirana ne Berlin, ti,Ramushi,Thaci ,Batoni ne aeroplanin privat te Behxhetit, a nuk kishit gjithe kohen e nevojshme qe aty te benit planet,strategjite dhe taktikat qe na flet tani per ti thene pezulloje taksen, por aty paske heshtur, dhe te erdhi zeri ne Berlin,aty para te huajve, ? Per kete lloj presioni flet Haradinaj, dhe jo presion fizik se nuk eshte lolo ai

  5. nuk mund te kuptoj nje gje njeriu kur arrin ne 50 a50 e ca vjec behet burre super i pjekur nuk mund ti luaj kurre fjales dmth ka burrni po ky ka mbet si me qen adoleshent ordiner toc kuklle kujto se jeta eshte 1000 vjet

  6. Haha mos u cudisni kur ta coj dhe makronin. Bundestagun. Dash. Oreks madh paska qene. Ae ngop ndonje gje kete gjene?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *