• |
ide | kryesore

Refuzimi i negociatave/ Rama justifikohet për ato që ka thënë vetë: Më gënjyen!

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama bëri rolin e personit të gënjyer nga krerët e Bashkimit Europian për çështjen e negociatave. Në studion e emisionit “Opinion” ai u vu përballë disa deklaratave të bërë për 3 vjet me radhë se “negociatat ishin hapur”.

Në ekran u shfaqën edhe pamjet e ceremonisë së dekorimit të ambasadorëve tanë në disa vende të BE-së një vit më parë me argumentin se u hapën negociatat. Por Rama tha se ashtu i kishte thënë Këshilli europian.

“Ky tweet dhe kjo është bërë pas Këshillit Evropian që 72 orë para deklaratës sime ka marrë vendimin për të çelur rrugën e negociatave. Këtu ka ardhur edhe komisioneri për zgjerim. Edhe Maqedonisë së Veriut i është dhënë në dorë instrumenti që kanë përdorur të gjithë vendet pas hapjes së negociatave.

Na gënjyen? Nuk kam ardhur këtu për këtë, por Këshilli nuk u ka qëndruar angazhimeve të tij 2 herë, jo vetëm një herë. Ajo e kushteve nuk është një arsye për të akuzuar Shqipërinë, ajo është për të kuptuar se procesi i atyre që duan të hyjnë në be është bërë gjithmonë e më i komplikuar. Kur ne na është thënë në 2018 apo 2017 se më janë bërë lëmsh.

Na u tha kaloni vetingun dhe do hapni negociatat. Pastaj nga thanë kaloni në veting 57 vetë. Se pse 57 apo jo 58 ec e merre vesh. Dëgjojini çfarë thonë sot ata vetë: “Kemi shkelur fjalën. Nuk mbajtëm premtimin”.

Ato të kushteve nuk janë kushte, por hapa për tu hedhur nga ne drejt rrugës për në BE. Edhe Merkel ka kundërshtarët e saj në Bundestag. Edhe presidenti francez që del e shton bishta ka zgjedhësit e tij” – tha Merkel. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *