• |
ide | kryesore

Video/ Europa League, Roma befasohet në fund nga Mönchengladbach: Në Beograd vendos Martial për United

Sport, Video



Janë luajtur 13 ndeshjet e para të raundit të tretë të fazës së grupeve në Europa League dhe rezultatet deri diku kanë justifikuar pritshmëritë, me pretendentët të gjithë fitues, përvec Romës që befasohet në fund nga Borussia Mönchengladbach. Fitues, por me rezultatin e ngushtë 1-0, është imponuar Manchester United në transfertën e Beogradit, ndërsa përralla e Wolfsberger tronditet në Turqi ku Basaksehir futet në lojë me një fitore minimale.

Për grupin G Porto e Rangers nuk superuan dot njëri tjetrin në Dragao ku pavarësisht avantazhit të Diaz, rezultati është fiksuar para pushimit të lojës nga Morelos. Skuadra e Gerrard merr një pikë të cmuar në transfertë, që e mban poshtë formacionin portugez, ndonëse me pikë të barabarta, e me të cilët do të ndeshen në Gllasgoë ndeshjen e ardhshme. Young Boys janë në krye me 6 pikë, pasi kanë mundur 2-0 Feyenoord, që mbyllin renditjen me 3 pikë.

Dy fitore për skuadrat udhëtuese në Grupin H. Ferencvaros i është falur një goli të Varga, katër minuta nga fundi, për të thyer CSKA Moskë, duke i lënë rusët në vendin e fundit, e duke kërcënuar Ludogorets (4), që kanë një pikë më shumë se hungarezët. Kryeson Espanyol, me 7 pikë në tre ndeshje: spanjollët kanë marrë një rezultat të cmuar, duke mundur 0-1 Ludogorets, që tashmë do ti presin në shtëpi.

Nuk i bëjnë keq njëri -tjetrit Gent e Wolfsburg që ndajnë një barazim 2-2 dhe kreun e grupit I me nga 5 pikë. Të njëjtën gjë bëjnë në ndeshjen tjetër edhe Saint Ettien dhe Oleksadrija, që janë ndalur në 1-1, duke i lënë pretendimet e tyre me nga dy pikë.

Roma mbetet e para e Grupit J, por gjërat janë komplikuar shumë pas barazimit të dytë radhazi për italianët, që janë befasuar në fund nga gjermanët e Borussia Mönchengladbach. Për Fonseca 5 pikë dhe një ndeshje e çuar dëm: tani Basaksehir, pas fitores 1-0 në ndeshjen direkte, janë bashkuar me 4 pikë me Wolfsberger, duke shqetësuar shumë verdhekuqtë, që duhet të bëjnë llogaritë me transfertën në gjermani.

Fitore udhëtuese edhe në Grupin K ku Wolverhampton dhe Braga janë imponuar me të njëjtin rezultat 1-2, respektivisht ndaj Slovan Bratislava dhe Besiktas. Portugezët janë në krye me 7 pikë, të ndjekur një distancë larg nga anglezët, ndërkohë që ka ende shpresa Slovan me katër pikë, por jo Besiktas që mbyll grupin me zero pikë.

Goleadën e mbrëmjes e bën AZ, që shënon 6 gola në portën e Astanës, por pa mundur ti rrëmbejnë kreun e grupit United, që është imponuar 1-0 në transfertën e Beogradit. Hollandezët e Alkmar nuk e kanë vënë në diskutim ndeshjen, me një fitore tenistike, që e lejon të shkojë me 5 pikë në vendin e dytë. 7 pikë për United, që i falet një goli të Martial, me serbët që me 4 pikë janë ende në lojë dhe e vetmja që i ka mbyllur historitë është Astana me zero pikë pas tre ndeshjesh.

EUROPA LEAGUE – GROUP G
FC Porto 1 – 1 Rangers
Young Boys 2 – 0 Feyenoord
EUROPA LEAGUE – GROUP H
CSKA Moscow 0 – 1 Ferencvaros
Ludogorets Razgrad 0 – 1 RCD Espanyol
EUROPA LEAGUE – GROUP I
Gent 2 – 2 Wolfsburg
Saint-Etienne 1 – 1 Oleksandriya
EUROPA LEAGUE – GROUP J
Istanbul Basaksehir 1 – 0 Wolfsberger AC
Roma 1 – 1 Borussia Mönchengladbach
EUROPA LEAGUE – GROUP K
Besiktas 1 – 2 SC Braga
Slovan Bratislava 1 – 2 Wolverhampton Wanderers
EUROPA LEAGUE – GROUP L
AZ Alkmaar 6 – 0 FC Astana
Partizan Beograd 0 – 1 Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *