• |
ide | kryesore

Vuçiç i hedh benzinë zjarrit: Moshapja e negociatave e justifikon afrimin me Rusinë dhe Kinën

Lajme, Planet

Teksa në Europë është rritur shqetësimi për një ndikim të shtuar të Rusisë dhe Kinës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është shprehur se moshapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, justifikon politikën e tij të afrimit me dy fuqitë e tjera në kundërpeshë me Unionin.

Në një intervistë të dhënë për prestigjiozen “Financial Times”, Vuçiç ka thënë se vendimi i BE-së për dy shtetet ballkanike, pavarësisht reformave që kanë ndërmarrë, tregoi se “jo gjithçka varet nga ne”.

Kreu i shteti serb ka shtuar se rajoni nuk mund të varet nga një vendim i Këshillit Evropian. “Ne nuk mund të varemi nga vendimi i radhës i Këshillit Evropian, ose se çfarë do të vendosë qeveria holandeze, apo se nëse qeveria daneze do të bëjë diçka tjetër”, është shprehur Vuçiç.

Të premten, Serbia pirtet të firmosë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Unionin Euraziatik, i cili është një bllok ekonomik rival i BE-së, i udhëhequr nga Rusia. ©Lapsi.al

3 Comments

  1. 1- firmoset shengeni shqiperi maqedoni serbi
    2-po i bashkangjitet edhe bosnja
    3-nuk na hapen negociatat ne ne nje kohe qe serbia i ka te hapura
    4-franca kerkon nje bashkepunim special me ne por jo te na pranoje ne europe
    5-planet qenkan me na lane nen serbi dhe jo ne europe.
    A DUHET TE PRANOJME TE JEMI NEN SERBI ?
    Se ka pranuar Enver Hoxha ne 1948 dhe as qe mund te behet fjale se mbas lufte kane marre gjithca nga shqiperia dhe i ka vu kufinin te thana.

    1. shengeni ballkanik nuk do me thene te jesh nen Serbi por te mos kesh taksa me vendet e rrajonit..Nderkohe qe ka nje kontrate te tille qe ne 2000 me marreveshjen cefta, dhe me heqjen e pasaportave ne kufi..Ekonomia nuk ka nevoje per taksa, dhe qytetaret gjithashtu..lexo , informohu dhe pastaj shkruaj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu