• |
ide | kryesore

Zënka e Harry dhe William, arsyeja bashkëshortet

Paparazzi, Slider



Prej disa kohësh mediet botërore po flasin për një “konflikt” në familjen mbretërore, kryesisht mes dy vëllezërve, Harry-t dhe William-it. Si gjithmonë, familja mbretërore preferon të qëndrojë në heshtje dhe të mos reagojë ndaj këtyre lajmeve, por së fundmi, Harry ka folur rreth marrëdhënies së tij me William-in dhe duket se lajmet nuk janë krejt të pabaza. Harry e ka pranuar hapur se marrëdhënia me të vëllanë ka ndryshuar dhe nuk është më si më parë, por siç thotë ai, “gjëra të tilla ndodhin kur je pjesë e familjes mbretërore, pasi ka presione”.
“Kur ke këtë rol, je pjesë e kësaj familjeje, ke shumë presion dhe është e pashmangshme… gjërat ndodhin. Por, ne jemi vëllezër, do të jemi gjithmonë vëllezër. Po ndjekim rrugë të ndryshme për momentin, por unë do të jem gjithmonë i pranishëm për të dhe ai do të jetë gjithmonë për mua”, -ka thënë princi në dokumentarin “Harry & Meghan: An African Journey”.
Megjithatë, Harry ka pranuar se shumica e lajmeve që qarkullojnë në media janë të sajuara. ”Nuk takohemi aq shpesh sa takoheshim dikur, sepse jemi shumë të zënë, por unë e dua shumë [William-in]. Shumica e lajmeve krijohen nga hiçi, por e keni parasysh, jemi vëllezër dhe kemi ditët tona të mira dhe ditët tona të këqija”, -është shprehur Harry



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *