• |
ide | kryesore

Babai i Alvinit jep lajmin: “Kampioni” do kthehet në shtëpi, por kam një kërkesë

Lajme, Të fundit



Babai i Alvin Berishës, Afrimi ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë shqiptarët. Në një status në Facebook, Berisha, i ati i vogëlushit 11-vjeçar që endet kampeve të Sirisë shprehet i bindur se i biri do të kthehet në shtëpi.

Afrim Berisha shprehet se nuk ka më dyshime që i vogli i tij, apo “Kampioni” do të kthehet pranë familjes, por ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët ose njerëzit që duan ta ndihmojnë. Berisha shkruan se kur Alvini të kthehet në shtëpi do të ketë nevojë për ndihmë mjekësore dhe për këtë arsye ka hapur një llogari. I ati i 11-vjeçarit u lutet të gjithëve që ta ndihmojnë me aq sa kanë mundësi, në mënyrë që Alvini të rikuperohet dhe të jetë si më parë, pasi aktualisht njërën këmbë e ka të deformuar për shkak të shpërthimit të një granate.

Edhe kampionët më të mëdhenj, ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë!
Që kur është transmetuar emisioni për Alvinin, kemi marrë telefonata e mesazhe pa fund që na japin zemër. Disa prej tyre kanë edhe dëshirën që të bëjnë edhe një dhuratë. As nuk e kemi menduar ndonjëherë këtë gjë, e në pesë vitet në të cilin kemi kërkuar kampionin tonë, çdo shpenëzim është përballuar nga familja.

Sot situata është ndryshe, sepse sot e dimë në çfarë gjendje shëndetsore ndodhet Alvini. Kur të kthehet në shtëpi – sepse Alvini do kthehet, mbi këtë askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim – do ketë nevojë për mjekim të specializuar. Kemi vendosur që, me ndihmën një shoqate të hapim një llogari bankare. Kush dëshiron, mund të bëjë aty një derdhje, dhe e falenderojmë. E kush nuk do a nuk mundet, ne prapë e falenderojmë se na ka thënë një fjalë të mirë e na ka dhënë shpresë.

P.S. Për arsye burokratike, hapja e kësaj llogarie bankare mund të bëhej vetëm me ndihmën e një shoqate. Mani di Pace është një shoqatë italiane me bazë në Leço e cila vepron prej kohësh në ndihmë të fëmijëve, dhe janë treguar shumë të gatshëm për të na ndihmuar. Faleminderit” – shkruan Afrim Berisha që jep edhe numrin e llogarise bankare.

Rasti i Alvin Berishës u bë i njohur për publikun shqiptar nga reportazhi që kishe përgatitet për të emisioni investigativ italian “Le Iene”. Alvini ka mbetur peng në kampin Al-Hol të Sirisë. 5 vite më parë nëna e Alvinit e rrëmbeu dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. ate pune e rregullojme sapo te marrim pensionin,por mos na kerko grua tjeter se mos ta ben si e para e ste cojme dot gjithmone para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *