• |
ide | kryesore

Berisha: PD nuk është në gjumë, nuk pendohem për djegien e mandatit

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se PD nuk është sot në gjumë edhe pse e dëgjon një perceptim të tillë. Ishte gazetari i Zonë e Lirë Arian Çani që e pyeti ish-kryeministrin për zhvillimet e fundit politike.

“PD nuk është në gjumë. Djegia e mandatave ishte një vendim kolegjial. Nuk më vjen keq për vendimet që merr PD. Unë do të jem aty derisa të jetë edhe anëtari i fundit ndaj nuk mund të më vijë keq për vendimet e PD.

Ka një opozitë të fuqishme që është mazhorancë sot te shqiptarët. Me zhvillimet e fundit Rama është një monstër e vërtetë kombëtare me të këqijat që i ka bërë Shqipërisë.

Nuk e zë dot vendin e opozitarit Piktori. Ai do të zërë vendin në koshin e plehrave të historisë. Lajmi më i trishtuar i karrierës sime politike mos-hapja e negociatave, por jam më i zemëruar me shkaktarin që është Edvin Mafija.

Ky i quajtur mini-shengen para të paktën 11 vitesh 4 vende të Ballkanit hoqën pasaportat në qarkullim dhe vendosën të qarkullojnë me karta identiteti ndërsa marrëveshja CEFTA ka një shtrirje më të gjerë. Ky mini-shengen ka si synim vetëm përjashtimin e Kosovës” – tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. KY I BIRIR I ANETES E KA BO MUTIN MULLAR DHE NUK E LU AS TOPI , POR JU NUK JENI TE BESUESHEM.
    PO BETE NDRYSHIME RRENJESORE , JE SUPER SUPER MAXHORANCE .
    PO KERKUAT TA DRIDHNI , JO ASHTU PO KESHTU DHE TE MBANISTATUSKUON DO NGELENI MINORANCE PERJETESISHT .

  2. Te djeg shume mini shengeni salih,sepse eshte IDE e Rames ne bashkepunim amerikan,salih ngele neper tv dhe thua po te njejtat fjale,haleperidoli nuk te ndihmon dot,remzi hoxha dhe Azemi te dalin ne enderr izet haxhia po te ndihmon qe te lehtesohesh nga makthi qe te ka perfshire gjate kesaj kohe,ngordhja po vjen salih

  3. Mund te me thote dikush se perse intervistohet me shume deshire Sali Ram Berisha? Lerjani arkeologeve te meren me germime arkeologjike !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *