• |
ide | kryesore

Flamurtari, Marcelo Troisi dhe Artan Sakaj më të kuotuarit për të pasuar Sadedinin

Sport



Flamurtari humbi ndeshjen me Vllazninë dhe njëkohësisht edhe trajnerin Dritan Sadedini, e në vigjilje të sfidës me Skënderbeun ende nuk ka një emër për të marrë drejtimin e skuadrës. Më të kuotuarit janë Marcelo Troisi dhe Artan Sakaj, por burime brenda klubit vlonjat konfirmojnë se nuk përjashtohen edhe të tjera pista.

Në fakt, braziliani Trosi, për eksperiencën që ka në drejtim të skuadrave, por edhe për faktin se si menaxher ka njohje që mund të kthehen të rëndësishme në dritaren e merkatos në janar, shihet si alternative më e mirë. Troisi ka drejtuar më parë edhe në Kukës, Lac apo Ballsh. Tek Flamurtari gjithsesi nuk duan të nxitohen, pavarsisht se shumë shpejt nis faza e dytë dhe vlonjatet do të luajnë në fushën e tyre sërisht, këtë të hënë në orën 18 përballë Skënderbeut.

Në këtë pikë, emërimi i trainerit shihet si një problem emergjent, ndërsa stërvitjet e dy ditëve të fundit, pas largimit të Dritan Sadedinit, janë drejtuar nga përgatitësi atletik Theodhori Rama dhe trainer i portierëve Luan Birce. Tek Flamurtari e kanë bërë të qartë se edhe nëse do të ketë një emër zyrtar për pankinën, për ndeshjen me Skënderbeun, përgatitjet do të vijojnë me stafin aktual.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *