• |
ide | kryesore

Gèrard Depardieu merr ‘Çelsin e qytetit’ të Gjirokastrës (Video)

F1, Paparazzi

Gérard Depardieu, aktori i njohur francez është duke xhiruar një film në Gjirokastër. Megjithëse shesh-xhirimi është mbajtur larg interesit të kamerave dihet se Depardieu do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati “Milosheviçi dhe unë”.

Filmi që është një bashkëprodhim kosovar-francez ka përfshirë edhe aktorë të tjerë të njohur si Nathalie Boyer, Alessandra Martines etj. Filmi sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.

Z. Depardieu mori zyrtarisht “Celësin e qytetit” të Gjirokastrës.

Gérard Depardieu nuk ka pranuar të komentojë gjatë qëndrimit të tij në Gjirokastër por është parë i kënaqur përgjatë 2 ditëve të qëndrimit në shoqërinë e stafit dhe bashkëpunëtorëve kosovarë. Nga ana tjetër bashkia e qytetit e ka vlerësuar ngjarjen si me mjaft rëndësi për imazhin turistik.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu