• |
ide | kryesore

Gjobë e rëndë për Ramos: edhe kapiteni i Real Madrid akuzohet për evazion fiskal

Sport



Pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos ka marrë përsipër të bëjë liderin e Real Madrid. Kapiten brenda e jashtë fushës, qendërmbrojtësi merengues tani ka përfunduar në qendër të vëmendjes mediatike për një cështje që nuk ka të bëjë fare me fushën e lojës e që ka marrë një drejtim të rrezikshëm.

Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, në fakt, mbrojtësi spanjoll është akuzuar për evazion fiskal për faktin se ka transferuar të ardhurat nga e drejta e imazhit në një tjetër kompani në pronësi të tij, për të paguan më pak taksa.

Cështja i takon tre vjecarit 2012-2014, por Tatimet në Spanjë i kanë verifikuar faktet vetëm këto ditë. Duket se mund të ketë zhvillime të tjera, por ndërkohë, Ramos e ka pranuar fajin dhe ka parë ti firmoset një gjobë prej 1 milion euro.

Spanjolli megjithatë ka ndërmend ta apelojë vendimin e të bëjë ankimim deri sa të anullohet. Sidoqoftë, nuk është hera e parë që Sergio Ramos përfshihet në probleme fiskale: në të kaluarën ka marrë një gjobë për tre vjecarin 2006-2008.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *