• |
ide | kryesore

Gladbach tallet keq me Romën: sikur të mos mjaftonte penalltia, tani vijnë edhe ironitë

Sport



Futbolli i kohës së rrjeteve sociale do të thotë edhe ngacmim mes klubeve në vazhdim të episodeve të ndodhura në fushën e lojës. Një shembull perfekt dhe i përsosur është postimi i bërë nga Borussia e Moenchengladbah në faqen e saj në anglisht, pas penalltisë së dhënë nga arbitri Collum për “goditje në fytyrë” nga e Smalling. Një foto me imazhin e një personi me një dorë të vendosur në fytyrë me shkrimin “Shumë shpejt?” për të treguar gjithçka me ironi. Pak a shumë mënyra e thënë në anglisht ka idenë: “Është shumë herët për të bërë shaka me të?” dhe rrjedhimisht pranon në mënyrë indirekt gabimin skandaloz të arbitrit skocez që ka lejuar gjermanët të barazojnë në minutën e fundit ndaj Romës.

Shumë tifozë verdhekuq nuk e kanë marrë mirë, por janë edhe të shumtë ata që janë “argëtuar”, duke e marrë një ngacmim jo fyes dhe ironik.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *