• |
ide | kryesore

Kriza politike/ Këshilli i Evropës nis dy raportues për të ndërmjetësuar zgjidhjen mes palëve

Lajme, Të fundit



Vendimi i Këshillit Evropian për moshapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ka rikthyer në qendër të vëmendjes krizën e thellë politike që ka përfshirë vendin prej muajsh.

Sipas një informacioni të disponuar nga “Top Channel”, pritet që në datat 28-30 tetor në Tiranë të mbërrijnë dy raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjermani Andrej Hunko dhe irlandezi Joseph O’Reilly.

Në përputhje me agjendën e dy parlamentarëve, mësohet se diskutimet me eksponentë të politikës vendase do të fokusohen në krizën politike, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Gjatë vizitës së tyre, Hunko dhe O’Reilly do të zhvillojnë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçin, kryetarët e partive të opozitës parlamentare dhe joparlamentare, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Më 18 tetor, kreu i Këshillit, Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk u arrit dakordësia për dhënien e dritës jeshile për avancimin e rrugëtimit evropian të dy vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor. Një qendrim fuqimisht kundërshtues ndaj nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me vendin tonë, e shfaqën tri vende anëtare të BE-së: Franca, Holanda dhe Danimarka, që vinin theksin tek pamjaftueshmëria e ecurisë për avancimin e rrugëtimit evropian. ©Lapsi.al



1 Comment

  1. Hajde boll me këto buçe Brukseli që vijnë këtu vetëm për të marrë ndonjë dietë të majme për shërbim në vende të rrezikshme si Shqipëria ….me njerëz me bisht si ne!
    Futini nganjë shkelm bythëve aty te dera !
    Nuk dua në shtëpinë time njerëz që më urrejnë e përçmojnë!
    Shqipëria shqiptarëve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *