• |
ide | kryesore

Kurioziteti/ Sarri i jep pushim Ronaldos: Juventus pa CR7 ka humbur 1 ndeshje në 3

Sport



Juventus do të zbresë në fushën e Lecce pa Cristiano Ronaldo, të cilit Maurizio Sarri ka vendosur ti japë pushim, por tekniku napoletan duhet të bëjë kujdes sepse që kur portugezi ka zbarkuar në Itali, bardhezinjtë kanë humbur një ndeshje në tre pa Ronaldon. Nuk do të ketë trasfertë në Salento për CR7 që, ashtu si konfirmon Sarri, lojtari ka nevojë për pushim e nuk është grumbulluar për raundin e mesjavës. Do të jetë hera e 10 pa të në fushë për Juventus e në nëntë precedentët kanë ardhur tre humbje.

Në dy raste në të cilat Ronaldo është mbajtur pushim nga Allegri, në sezonin e kaluar, kanë ardhur po aq humbje, kundër Genoa e SPAL, por edhe në sfidën e fundit zyrtare të sezonit të kaluar në shtëpinë e Sampdorias në javën e fundit, kur humbi në Ferraris. Ajo është edhe humbja e fundit zyrtare e Juventus.

Për pjesën tjetër të kampionatit vetëm fitore, edhe pa portugezin, për bardhezinjtë, kundër Udinese, Empoli, Cagliari e Milan. Në fakt në këto tre ndeshje Ronaldo ka qenë i dëmtuar. Edhe në Champions League Ronaldo nuk ka luajtur në një ndeshje, e vetmja për skualifikim pas kartonit të kuq në Valencia: ajo kundër Young Boys fituar 3-0.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *