• |
ide | kryesore

Ngrihet SPAK-u, 8 prokurorët që do hetojnë “peshqit e mëdhenj”

Lajme, Të fundit

Struktura e Posaçme e AntiKorrupsionit (SPAK) do të ngrihet brenda muajit nëntor të këtij viti.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku u votua me 11 vota “pro” propozimi i Komisionit të Posaçëm për ngritjen e SPAK-ut me 8 prokurorë.

Një tjetër pikë e rëndësishme në propozimin e miratuar është edhe koordinimi që KLP-ja duhet të ketë me Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për ngritjen e SPAK-ut. “Ekzistenca e njërit organ pa tjetrin, qoftë edhe disa orëshe mund të sjellë probleme”, shkruhet në propozim.

Aktualisht, janë pikëzuar vetëm 8 kandidatë për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, të cilët kanë kaluar procesin e vetting-ut, nga 22 kandidatë që garonin në total. Prokurorët pjesë e SPAK janë: Altin Dumani,  Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.
Sipas Kushtetutës, ngritja e kësaj strukture të drejtësisë kërkon jo më pak se dhjetë prokurorë për të nisur punën me dosjet e para. Por, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja,  i ka kërkuar kreut të KLP-së, Gent Ibrahimit, që SPAK-u të ngrihet brenda këtij viti me 8 prokurorët, të cilët kanë kaluar të dyja shkallët e vetting-ut, ndërsa dy të tjerët për të plotësuar dhjetëshen, të jenë prokurorë të përkohshëm ose të komanduar.

 

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu