• |
ide | kryesore

Rama e kërcënoi me padi, reagon për herë të parë Ramush Haradinaj

Lajme, Të fundit



Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi shefi i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, njoftoi se do të ngrejë një padi ndaj tij për deklaratën e bërë pak ditë më parë, ku shprehej se së bashku me presidentët Hashim Thaçi dhe  Aleksandër Vuçiç, Rama do të ndante 10 miliardë euro në tavolinë nëpërmjet planit të ndarjes territoriale të Kosovës.

Në një komunikim me televizionin informativ “News 24”, Haradinaj nuk u tërhoq nga akuza e tij. “Nuk e kam ndjekur atë që tha Rama. Kam lexuar nëpër portale. Ai ka shqetësimet e tij. Unë kam kundërshtuar shkëmbimin e territoreve, do të ishte humbje e madhe për Kosovën. Duan të marrin pasuritë e Kosovës.”-tha Haradinaj.

Reagimi i Haradinajt vjen pas deklaratës së Ramës, i cili mohoi që të kishte ndërhyrë për çështjen e heqjes së taksës prej 100 % ndaj mallrave dhe produkteve serbe, në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në prill në Berlin.

Akuza e Haradinaj:

Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë €, Trepçja jep një fitim neto rreth 500 milionë €në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë €, të cilat duhet t’i gëzojë Kosova dhe Serbia. Ndalova grabitjen 10 miliardë €, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë  në realizimin e kësaj skeme. Por, unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës’’, tha Haradinaj gjatë një intervistës për emisionin “360 gradë’”.

Përgjigjia e Ramës në emisionin “Opinion”:

“Në gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndanim unë, Hashim Thaçi dhe Vuçiçi. Që t’i thuash një populli se ishin 10 miliardë në tavolinë atyre bravo ju qoftë që marrin akoma vota.

Ky dha dorëheqjen me demek dhe është akoma kryeministër i Kosovës, një person që më detyroi të dal publikisht që gënjeu publikisht pas samitit të Brrlinit. Në asnjë sekondë nuk i kam bërë presion që të heqë taksën.

I kam thënë vetëm që “kjo që të propozon Makron të vjen vetëm një herë”. Makron në sy tim, kancelares dhe dhe presidentit të Serbisë i tha: “Më jep 4 muaj Ramush dhe do futem unë në procesin e dialogut. Ti pezulloje taksën. Nuk i tha njeri hiqe. Serbia të pezullojë fushatën idiotekse kundër njohjeve dhe unë do të heq veton për vizat”.

Në vend që të bënte një lëvizje taktike për të marrë diçka bëri një kokfortësi dhe sot Kosova nuk ka akoma vizat. Dhe pastaj gënjeu dhe tha që po më bëjnë presion. Këtë kryeministrin në ikje do ta çoj në gjyq”.  ©Lapsi.al



16 Comments

  1. Shko meso o besiiiii,nuk fitohen votat gjoja duke dashur te mbrosh kosoven,e pe haradinaj se ku perfundove me votat e kosovareve,votat fitohen me IDE o Ram ush

  2. Koha tregoi qe Ramushi kishte te drejte. Nuk e hoqi taksen dhe nuk u be qameti, perkundrazi jane forcuar pozitat e Kosoves ndaj Serbise. Pezullimi i takses qofte dhe per nje dite do te thoshte, mbushje e tregut te Kosoves me mallra serbe per te pakten 5 vite, e qe pastaj serbia sdo kishte nevoje te kerkonte heqjen e takses, as pas 3 vitesh

  3. O ram je mesu tu fol me picka me njerez pa forme. Ramushi eshte i drejtperdrejte. Ska lojra fjalesh me te o vk

  4. Z.Rama duhet të shpërlajë gojën kur të përmendi emrin e Z.Hajradinaj pasi është një legjendë e gjallë e popullit shqiptar ndërsa ti z.rama jeni një këlysh……bashkë me thaçin dhe vuçiçin

  5. Ramush Haradinaj eshte nje kokerr gomari qe se ka shokun dhe me vjen mire qe bashkekombasit tane Kosovar e larguan nga pushteti kete injorant koketrashe,ky injorant qe nuk ka asnje lidhje me politikanin i paska humbur Kosoves shancin historik per liberalizimin e vizave,politika eshte loje dhe jo lufte dhe ne politike duhet te jesh dredharak qe te marresh ate qe kerkon me dipllomaci e jo duke ngulur kembe si mushka se ne fund te fundit luften e fituam ne,keshtuqe ketej e tutje duhet te hyme ne mardhenie reciproke edhe me Serbine per te miren e femijeve tane,pasi duam apo s’duam jane fqinjet tane dhe jemi te “denuar”te bashkepunojme per hir te paqes dhe zhvillimit!!!

    1. Ti bukur perpiqesh te dalesh aty ku do te dalesh por ta heq merakun une. Me serbet kurre sdo kemi miqesi, pikerisht per te miren e femijeve tane. Sa me larg serbeve. Serbeve duhet ti rrish larg si murtajes. Ramushi nuk u votua sepse votuesit kishin alternativa edhe me te mira dhe votuan per Ramush+ apo Ramush me 5****ne vend se vetem Ramush

  6. Rama dhe Ramush,nqs doni gjyqe bejni kur te jeni persona private dhe jo tash qe perfaqesoni 2 shtete shqiptare. Rama, coje ne gjygj Ramushin nqs nuk ka plotesu ndonje nga ato 50 marreveshjet e nenshkruara por te pazbatuara Shqiperi-Kosove , dhe jo se mbrojti veriun nga Serbet. Per fat te keq ju zoteri Rama i dolet ne krah Thacit,dhe perkrahet shkembimin, U eperfshite ne tradhtine e Thacit pa qene nevoja,dhe jo se e urren Kosoven(nuk ka shqiptar qe e urren Kosoven,pervec Thacit) por se u tregove naiv. Te pelqeu te behesh kryeminister i Shqiperise se Bashkuar, edhe duke e bere Kurban veriun 500 miliard eurosh vlere +Liqen (pa llogarit si territor qe edhe vetem livadhe te ishte, nuk jepet toka per asnje lloj arsye). Kujt i duhet ky lloj bashkimi i cunguar Kosove-Shqiperi,pa veriun? Bashkimi duhet te behet njehere e mire, pra deri ne Nish, dhe jo deri ne periferi te Mitrovices Jugore

  7. VAGABOND INJORANTE ME VESE KY ESHTE PIKTORI DESHTAK QE FATKEQSISHTE ESHTE NE KRYE TE QEVERISE , HAJDUT , MILIONER PA PUNE NJE DITE , KY ANTIKOMBETARE KY QE JU VURI TAKSE KOSOVARVE PER TE ARDHE NE VENDIN E VETE , KY QE DESHE TE SHISTE TERRITORE TE MBROJTURA ME GJAK NE SHEKUJ NGA KOSOVARET , KY ESHTE NJEPERVERS .

  8. Sander ziut dhe eni cobanit po ja merka emisionin shihemi ne gjyq kjo gjeja pronar i ertm. Kjo ka dhe anen e mire. Shqiptaret nuk do harxhojne leke neper gjyqe se ja u zgjidh kreu i te gjithave ne ertm.

  9. Taksa 100% e vendosur nga qeveria e z.Haradinaj,solli si rezultat pozitiv uljen e ndikimit serb ne Kosove,politikisht dhe ekonomikisht.Serbise i ran puplat,Vucic se shpejti do t’a kete ne axhenden e emergjences njohjen perfundimtare dhe te pakthyshme,brenda kufijve ekzistues(pa ndryshime)te Kosoves!
    Kjo asht merita brilante e z. RAMUSH HARADINAJ!!
    AI,z.HARADINAJ, I THA QARTAZI DHE SHKOQUR SERBEVE SE JENA TE BARABARTE,.AI NA TE GJITHEVE NE “STOP INFERIORITETIT PATOLOGJIK SHQIPTAR”

  10. Bukshkale. Qenie e shfytyruar dhe e turperuar tashme jo vetem ne shqiperi. Kryetari i grupit ……quheni si te doni km . I mban te gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *