• |
ide | kryesore

Maldini paralajmëron Milan: “Unë e Boban ikim, nëse Elliott kërkon të fitojë pas 10 vjetësh”

Sport



Problemet e Milan janë të dukshme: mungesë loje e një klasifikim që nuk mund të kënaqë askënd. Paolo Maldini ka folur për momentin e kuqezinjve, duke u mundur të sigurojë tifozët: “Kjo periudhë është delikate, por bën pjesë e procesit të rritjes, sepse tre ndryshime të pronësisë në pak vite e kanë minuar këtë skuadër. Prezenca ime dhe e Boban është një garanci për tu kthyer kompetitivë me shpejtësi: nëse Elliott kërkon ta bëjë pas nja 10-15 vjetësh, nuk do të jemi ne në zonën sportive”.

Fillimi i sezonit ka sjellë rezultate negative e ardhjen në pankinë të Piolit, që mori vendin e Giampaolos: “Nuk prisnim të ndryshonim trajner, por ishte një vendim që duhej marrë – ka thënë Maldini për Sky -. Një zgjedhje që është më mirë ta merrnim në fillim të sezonit se sa në gjysëm. Kjo është një periudhë delikate, trashëguam një skuadër me një pasiv të rëndë e bëmë një merkato pa kosto pasi u përjashtuam nga Europa për administrimet e mëparshme. Rruga është shumë e vështirë”.

Tifozët do të donin një skuadër kompetitive e ky është objektivi i shpejtë i dyshes Maldini-Boban: “Duhet kohë për tu kthyer tek suksesi e historia ime tek Milan është e rëndë. Fakti që është edhe Boban me mua të bën të kuptosh që nuk duam të presim 10 vjet për tu kthyer në nivele të larta e prezenca jonë duhet të garantojë kohë të arsyeshme për të qenë kompetitivë. Nëse idea e pronarëve është ajo për tu kthyer në majë pas 10-15 vjetësh, nuk do të jemi sigurisht ne në drejtimin e pjesës sportive”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *