• |
ide | kryesore

Penalltia inekzistente që dënoi Romën, Fonseca: “Vështirë të pranosh këtë situatë”

Sport



Roma del nga stadiumi Olimpico me vetëm një pikë që e komplikon disi pozitën në klasifikim të verdhekuqve e mbi të gjitha me tërbimin për një penallti inekzistente të dhënë në favor të M’Gladbach në kohën shtesë, edhe pse pas ndeshjes tekniku Fonseca nuk bën polemika e vendos theksin vetëm në përfaqësimin e mirë të të tijve, pavarësisht shumë mungesave: “Është e vështirë ta pranosh një situatë si kjo, lojtarët janë të shkatëerruar për këtë vendim – tha portugezi – Sidoqoftë, pavarësisht të gjitha vështirësive, kemi luajtur mirë, gjithnjë të kujdesshëm në mbrojtje, djemtë kanë luftuar shumë”.

“Jemi përballur me kryesuesin e Bundesliga e, në emergjencë, kemi dhënë gjithcka – ka vazhduar Fonseca – Vështirë të pranosh një situatë si kjo. Nuk mund të qajmë tani për atë që kaloi, duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Duhet të punoj me mendjet e lojtarëve, futbolli është kështu, duhet të jemi të shpejtë në reagim. E dimë se kemi luajtur një ndeshje të mirë, meritonim fitoren..

DZEKO: “ARBITRI ISHTE I SIGURTË”
Në përfundim të ndeshjes së barazuar për shkak të një penalltie inekzistente kundër Borussia M’Gladbach, Edin Dzeko ka shfryrë nervat për mikrofonët e Sky: “Gabim i rëndë i arbitrit. Me dy pikë më shumë klasifikimi do të ishte ndryshe, tani në kemi tre ndeshje të tjera e gjithcka mund të ndodhë. Arbitri ishte shumë i sigurtë, më vjen vërtetë keq. I thashë të shihte fytyrën e Smalling, që ishte bërë menjëherë e kuqe, por arbitri ishte i palëvizshëm në mendimin e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *