• |
ide | kryesore

Rusia dërgon sisteme të mbrojtjes së raketave “S-400” në Serbi

Planet, Të fundit

Rusia tha se një divizion i sistemit të saj të mbrojtjes raketore “S-400” do të marrë pjesë në një stërvitje ushtarake në Serbi, duke nënvizuar dëshirën e Moskës për të qëndruar në krah të një aleati tradicional edhe kur Beogradi kërkon lidhje me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Duke ju referuar agjencisë Rojter, radioja amerikane VOA thekson se do të jetë hera e parë që sistemi i sofistikuar “S-400”, së bashku me një bateri rakete “Pantsir”, do të marrë pjesë në stërvitje ushtarake jashtë vendit, tha në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha se stërvitjet e koduara “Mburoja Sllave 2019”, synojnë të simulojnë “përdorimin e një grupi të përbashkët luftarak … në mbrojtje … kundër zbulimit të armikut dhe veprimeve ofensive”.

“Përveç sistemeve të raketave anti-ajrore në përdorim në ushtrinë serbe, sistemet e raketave që janë në përdorim nga Forcat Ajrore Ruse do të përdoren gjithashtu” në manovrat e drejtpërdrejta të zjarrit që do të vazhdojnë deri në 29 tetor, thuhet në një deklaratë. Stërvitjet filluan të mërkurën por nuk u bënë publike deri të enjten.

Serbia deklaroi neutralitetin ushtarak në vitin 2006 dhe u bashkua me programin e Partneritetit për Paqen të NATO-s në vitin 2015, megjithëse nuk kërkon anëtarësim të plotë në aleancën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ajo është gjithashtu një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe po negocion hyrjen në bllok.

Por Rusia është duke u përpjekur të mbajë Serbinë sllave brenda sferës së saj të ndikimit gjeopolitik. Serbia, ushtria e së cilës bazohet në teknologjinë e armëve ish-sovjetike, ka siguruar nga Rusia vitet e fundit avionë luftarakë “MiG-29” si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar të personelit.

Të dy vendet kanë shtuar gjithashtu bashkëpunimin në fushën e inteligjencës. Të mërkurën, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse (SVR) Sergey Naryshkin, i tha televizionit shtetëtor serb “RTS” se të dy vendet po kryenin “operacione të ndërlikuara të ndërsjellta” për të mbrojtur interesat e tyre të jashtme…

1 Comment

  1. Serbia sot nenshkroi marveshjen me zonen ekonomike te euroazise per tregetine e lire midis vendeve si Rusia, Kaxakistani, Bjellorusise dhe Azerbajxhanit. Me shengenin balkanik Serbia treg te sajin ben dhe Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu