• |
ide | kryesore

Spanjë/ Qeveria socialiste zhvarros eshtrat e diktatorit Franko

-Instant, F1, Kryesore, Planet



“Homazhi publik ndaj dikatorit ishte diçka më shumë sesa një anakronizëm apo një anomali, ai ishte një kundërshtim ndaj demokracisë spanjolle” tha gjatë një fjalimi të shkurtër kësaj të enjteje kryeministri spanjoll, Pedro Sançez.

Pas një kalvari të gjatë qeveria e drejtuar nga socialistët arriti më në fund të kapërcente të gjitha pengesat për zhvarrosjen e Françisko Frankos nga mauzoleum- monumenti, El Valle des los caidos, i ndërtuar përmes torturave të të burgosurve politikë 50 kilometra në periferi të Madridit.

Por, ky akt i rishikimit të historisë që ndodh 40 vite pas vdekjes së diktatorit gjakatar, nuk ka kaluar pa polemika në Spanjë. Akuza e parë që i bëhet qeverisë socialiste që do të përballet sërish me zgjedhjet në 10 nëntor është ajo e një instrumetalizimi elektoral.

Gazeta Le monde që e ndoqi nga afër ceremoninë e zhvarrimit, të cilës Lapsi.al i referohet për këtë artikull, tregon se familjarëve të Frankos nuk iu pranua dëshira për ta mbuluar arkivolin e tij me ish ftamurin e kohës së diktaturës në mënyrë që kjo mos simbolizonte një evokim të frankizmit. Dhe megjithëse arkëmorti i njeriut që zhduku në mënyrë gjaksore republikantët spanjollë u mbajt në krahë nga nipërit e tij, ceremonia nuk pati asnjë solemnitet zyrtar.

Qeveria e Prdro Sançezit e kishte bërë zhvarrosjen e Frankos një nga prioritetet e saj që nga 1 qershori 2018 kur ajo mori pushtetin. Por kjo gjë u vonua nga pengesta që krijuan familjarët e ish diktatorit dhe shoqatat e nostalgjikëve që mbrojnë kujtesën e tij, duke e shpënë çështjen në gjykatën kushtetuese. Ajo miratoi po ashtu një ligj që lidhet me memorien historike dhe që lejon prehjen në varrezat e El Valle des los caidos vetëm të viktimave të luftës civile (1936- 1939), duke bërë kështu të mundur largimin e Frankos të vdekur në vitin 1975.

Por pavarësisht nga ky aksion, qeveria socialiste ka mbetur më e vetmuar se kurrë pas këtij akti. Opozita e djathtë, PP, e ka akuzuar atë se sheh nga e shkuara, jo nga e ardhmja. Partia e qendrës së djathtë Ciudadanos, e cilësoi si të pa vend faktin se kur vendi përballet me papunësinë më të lartë në BE dhe me krizën separatiste të Katalonjës, qeveria merret me eshtrat e një të vdekuri 40 vite më parë.

Edhe të majtët radikalë të Podemos-it megjithëse e kanë cilësuar si një ditë të bukur për vendin, kanë denoncuar aktin e kryer para fushatës elektorale. Më të ashpër kanë qenë ekstremistët e djathtë, ultranacionalistët e VOX që e kanë konsideruar aktin e të majtëve si një përdhosje.

Megjithëatë, pavarësisht akuzave qeveria e ka bërë llogarinë mbi disa sondazhe të publikuara në gazetën El Mundo që Lapsi.al i ka lexuar, ku theksohet se 43% ishin pro zhvarrosjes së Frankos ndërsa vetëm 32% kundër.

Burime Le monde/ përgatiti Lapsi.al

 



8 Comments

  1. Franko në 1936 bëri atë që spanjollët duhet ti jenë mirënjohës përjetë sepse nuk lejoi komunistët të vendosnnin sistemin bolshevik në Spanjë, gjithashtu po Franko megjithë ofertat e Hitlerit nuk pranoi të hyjë në aleancë me Gjermaninë duke shmangur kështu qindramijë viktima që do të shkaktoheshin nga aleanca me Hitlerin.

    Nqs komunistët do të kishin fituar Luftën Civile 1936-1939, Spanja sot do të ishte njëlloj si ish vendet komuniste të Europës në fund të renditje në aspektin e zhvillimeve ekonomike kulturore të të drejtave të njeriut et…

    1. Hitleri i jepte ndihma ose do ti paguante më vonë, ndërsa stlini i kuq ua shiste vetëm me para kesh.

  2. Franko duhet te nderohet si njeriu qe nuk lejoi fitoren e komunizmit ne Spanje duke shpetuar vendin e popullin e tij nga komunizmi.

  3. Arber nuk mund te vrasesh qindra mijera njerez me justifkimin e ndalimit te komunizmit, sepse prape diktator quhesh

    1. Ishte luftë civile të vrarët janë nga të dy palët, biles krimet më të mëdha i kanë bërë më shumë republikanët.

    2. Lufta civile në Spanjën e viteve 1936-39, ishte një përplasje e së djathtës antikomuniste spanjolle me të majtën komuniste ndërkombëtare.
      Nuk ishte ndonjë luftë midis “nazistit” Franko e së majtës spanjolle.
      Tashmë është provuar me fakte e dokumenta, se diktaturat komuniste i sollën njerzimit akoma më shumë viktima në kohë paqeje se diktatura naziste në kohë lufte.
      Fakti që Franko vazhdoi të jetë udhëheqës i Spanjës, edhe pas Luftës së dytë botërore, hedh poshtë akuzat ndaj tij se ishte një aleat i Hitlerit.
      Ka fakte të dokumentuara bile që Hitleri bëri aleanca të fshehta e të hapura me Stalinin e me ndonjë vend të Europës perëndimore.
      Nuk dijmë që Gjykata e lartë e Nurembergut, të ketë trajtuar Frankon e të djathtën spanjolle si kriminelë lufte, ashtu siç bëri me nazistët.
      Komunistet akoma sot e akuzojnë Frankon si një diktator vrasës .
      Po çfarë duhet të bënte Franko, a mos duhet të priste me lule brigadat internacionale komuniste që ndërhynë në punët e mbrendëshme të Spanjës :
      Le të përfytyrojmë për një çast, që komunistët aziatikë apo latino amerikanë, pas përmbysjes së perandorisë komuniste në Europë, të nisnin brigadat e tyre të kuqe në mbrojtje të komunizmit edhe në Shqipërinë tonë.
      A mos duhet që shqiptarët ti prisnin ato me lule ?
      A mund të imponohet mendimi, ideollogjia në një vend europian me dhunën e armëve e ndërhyrjen e grupeve “diversioniste” të huaja ?
      Përse harojmë të përmendim faktin se pikërisht në vendet europiane ku ka pasur influenca më të mëdha të së majtës ekstreme, ndikimi i krizës ekonomiko-financiare botërore ishte më i madh ?
      Pse kjo krizë u ndje më shumë në vendet e qeverisura nga socialistët si Greqia, Portugalia, Italia, Spanja e deri Franca, ndonëse vende me sistem demokratik kapitalist.
      Sepse u abuzua me buxhetet e shtetit për propoganda elektorale të ritjes fiktive të mirqenies me politika sociale , jashtë kapaciteteve të prodhimit bruto të vendit
      Mirqenja e një populli nuk ritet me lëmosha sociale duke e futur vendin në borxhe, por duke forcuar ekonominë e duke shtuar eksportet.
      I qante hallin propoganda enveriste popullit amerikan, se më shumë se gjysma e tij vuante për bukë.
      Një gënjeshtër e ndyrë.
      Jo vetëm puntori amerikan i pa kualifikuar me paga të ulta, por edhe të papunët kishin trajtim social e të ardhura thuajse të barabarta me një ministër të Enver Hoxhës.
      Dëgjojmë disa nostalgjikë të sistemit socialist, të flasin me pasion të madh edhe sot për ndryshimin e “sistemit” e urrejtjen e madhe kundër kapitalistëve, po e përgjithësojnë me fjalën e re “oligarkët”.
      Sigurisht që pasurimi i një grupi personash, në rrugë antiligjore e deri kriminale, e më keq akoma me mbështetjen e një qeverie që e quan veten socialiste, është një deformim eshkatërim i shtetit ligjor kapitalist demokratik, por kjo nuk ka sepse të na bëjë që ti kthehemi luftës kundër kapitalizmit në tërësi. apo të kthejmë sytë tek sistemi plotësisht i dështuar socialist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *