Ora diellore do të mbetet në fuqi deri më 29 mars 2020 dhe më pas, gjatë vitit në vijim, gjithçka do të varet nga vendimi i veçantë i çdo vendi anëtar të BE-së. Sipas PE-së, vendet që do të vendosin të ruajnë orën ligjore duhet të ndryshojnë akrepat për të fundit herë, të dielën e fundit të marsit 2021, ndërsa ata që preferojnë të ruajnë orën diellore, duhet të zhvendosin krepat për të fundit herë të dielën e fundit të tetorit 2021.
Në fakt, ndryshimi i akrepave të orës mund të shkaktojë disa vështirësi, që lidhen kryesisht me problemet e adaptimit. Psikologët dhe ekspertët shpjegojnë se shumë njerëz mësohen me vështirësi me ndryshimin dhe u nevojitet mesatarisht një javë kohë. Simptomat më të zakonshme në këtë rast janë: lodhja, irritimi, humbja e përqendrimit dhe produktivitetit në punë etj. ©Lapsi.al