• |
ide | kryesore

Video/ Nuk resht së boksuari edhe 83 vjeç: ish-kampioni i botës Jofre është i jashtëzakonshëm

Sport, Video



Një kampion është përgjithnjë, edhe kur përpara ka parashtesën ish. E po flasim për një sport të aftësia fizike është gjithcka. Por ndoshta në jetë ka dhe përjashtime. Duhet të jetë medoemos kështu për ish-kampionin e botës të peshës gjel, Eder Jofre, që tani ka kaluar 83 vjetët.

Braziliani nga São Paulo, në një total prej 78 betejash, ka fituar 72, nga të cilat 50 i ka mbyllur me KO. Vetëm dy humbje e katër barazime për Jofre që është renditur në vendin e #85 në Ring Magazine’s në listën e 100 boksierëve të mëdhenj të të gjitha kohërave. Braziliani madje është i 19 në listën e të mëdhenjve të 80 viteve të fundit e duket se e ka merituar plotësisht nderimin, duke qenë se edhe tani, në moshën 83 vjecare, nuk i ka humbur reflekset e boksierit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *