• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni gjestin e turpshëm të Ibrahimovic: suedezi praktikisht është pa skuadër tani

Sport, Video



Aventura e Zlatan Ibrahimovic tek Los Angeles Galaxy është mbyllur tashmë përfundimisht. Suedezi ka humbur 5-3 derbin kundër Los Angeles FC dhe është eleminuar nga playoff i Mls. Nuk ka shërbyer për asgjë goli i barazimit të përkohshëm 2-2 firmosur nga numri 9 pas gafës së portierit kundërshtar Miller. Për ti vënë kapak historisë së tij në Los Angelos, shtatlarti ka shfaqur gjithë nervozizmin e tij, duke iu përgjigjur me një gjest të turpshëm një tifozi. Veprim i shëmtuar për ti dhënë lamtumirën Amerikës.

Zlatan Ibrahimovic është praktikisht një lojtar pa kontratë e duhet të zgjedhë skuadrën e tij të ardhshme. Në Itali e presin krahëhapur Napoli e Bologna e madje edhe Inter është duke e menduar. Aventura e tij përtej oqeanit ka zgjatur një vit e gjysëm, por pa i sjellë Ibrahimovic asnjë trofe. Për të sidoqoftë statistikat janë të të gjithë respektit: 56 ndeshje e 52 gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *