Kandidati për Prokuror i Përgjithshëm, Lulzim Alushaj u përball sot me Gjykatën Administrative, ku u rrëzua padia e ngritur prej tij pasi u skualifikua nga gara.
Me vendimin e sotëm të Administratives, u zhbllokua gara për postin e kryeprokurorit.
Mësohet se në nisje të seancës, Alushaj i ka kërkuar trupit gjykues që të shfuqizonte të gjithë procedurën e garës, pasi sipas tij Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) nuk ka zbatuar afatin 45-ditor për të verifikuar kandidaturat, duke akuzuar për shkelje të ligjit.
Avokati Alushaj u skualifikua nga KLP-ja në garën për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes së 15 vjet përvojë pune si jurist. Alushaj e ankimoi vendimin duke e paditur KLP-në në “Administrative.”
Vendimi për Alushajn po mbante peng edhe procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Kjo pasi deri në dhënien e një vendimi për të, procesi nuk mund të avanconte. Tanimë, në garë për postin e kryeprokurorit janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja e përkohshme aktuale Arta Marku.
Nuk ikin per qamet skorjet nga pushteti. Do ju haperdahet suma me njezet pjese neper burgje
o gazetare hajdar eshte vendim apeli apo i shkalles se pare???
Ky duket sikur e ka godit rrufeja