• |
ide | kryesore

Një gotë verë për të hyrë në botën e Albin Kurtit

-Instant, Arkiva, Kryesore



Nga Andi Bushati– Albin Kurti është ndoshta i vetmi politikan i lartë që përpara se sa të japë dorën të thotë: “më fal”. Eshtë me vonesë në takimin e fiksuar prej disa ditësh me një grup të ngushtë gazetarësh, dhe ndonëse anxhenda e tij, që ka pësuar luhatje radikale që kur mban skeptrin e një kandidati për kryeministër, të kërkuarit ndjesë nuk duket i huaj për të. 

“Takimi me Ramën shkoi shumë më gjatë se parashikimi’, shfajsohet pa dashur të tregojë diçka “off”, për atë që ka ndodhur brenda godinës së qeverisë. “Folëm mbi dy orë për ekonominë” thotë dhe shton se Rama e ka hedhur poshtë idenë e ndryshimit të kufijve. Vë pak buzën në gaz dhe bën sikur nuk e dëgjon pyetjen, kur i duhet të përgjigjet nëse e beson vërtet këtë pohim të atij, që para pak kohësh, i ka quajtur gomerë ata që e konsideronin tradhëti idenë e Hashim Thaçit. Pak më shumë sesa ajo lëvizje domethënëse e skajit të buzës në atë moment, ai do të linte të kuptohej gjatë një prononcimi për mediat të nesërmen, kur shpjegoi se me kryeministrin shqiptar janë dy profile të kundërta politike. “Rama ka inteligjencën e nevojshme, ndryshe nga shumë politikanë shqiptarë për të kuptuar se suksesi juaj është fillimi i fundit të imazhit të tij”, i them pa pritshmëri për të marrë përgjigje. “Nëse pas atyre që ke premtuar dhe qëndrimeve që ke mbajtur, ti dështon ose konformohesh, kjo do të vrasë shpresat edhe për njëzet vitet e ardhshme”, përpiqet ta vërë përpara përgjegjësisë, Fatos Lubonja. 

Por, Albin Kurti, duket se ka qetësinë e atij që është i ndërgjegjshëm për barrën që ka marrë përsipër. Të jep përshtypjen e njeriut që është aq i bindur në ato që beson, sa asnjë “incident” nuk mund ti’a ndryshojë rrugën. Për ata që e konsiderojnë si nacionalist të rrezikshëm, një i tillë i ka ndodhur gjatë takimit me Edi Ramën. Me stilin e tij të njohur, Rama e ka ndërprerë për pak kohë bisedën maratonë me Albinin, për të futur në zyrë aktorin e kontravers francez, Xherar Depardjë, që po xhiron një film në Gjirokastër. Madje në Facebook qarkulloi menjëherë edhe një foto, e dy “kryeministrave” me të. 

Përpos famës si artist, Depardjë është i njohur edhe për dashurinë për verërat e mira, urrejtjen ndaj taksave të larta dhe sidomos, në vitet e fundit, për miqësinë e tij me Putinin. “Kanë filluar reagimet në rrjet pas publikimit të fotos”, i thotë Kurtit një nga bashkëpunëtorët e tij të afërt, Arbër Zaimi, duke i cituar edhe ndonjë koment për pozën përkrah mikut të presidentit rus.

E kotë të shquash shqetësim për krisjen e imazhit të patriotit tek Albini: “Ishte interesant Depardjë dhe i këndshëm në bisedë” tregon pa drojë.

Një gjë tjetër më bën përshtypje. 

Ndërsa flisnim me zjarr për sfidat e ardhshme të ndryshimit të pritshëm në Kosovë, në Prishtinë vazhdonte procesi i numërimit final të votave. Votat me kusht dhe ato të diasporës mund të vendosin dhe fatin e koalicionit Nisma- AKR, nëse do ta kapërcente pragun për tu futur në parlament apo jo. Kjo gjë mund ta vështirësojë apo lehtësojë krijimin e një qeverie me kryeministër Albin Kurtin. Liburn Aliu e informon hap pas hapi për rezultatet. 

Por, pavarësisht se nga kjo, mund të varet e nesërmja e tij, Albini duket i bezdisur, kur të dhënat për shifrat i ndërpresin debatet për idetë. Ai ngre sytë, llogarit në pak sekonda, dhe i kthehet me pathos shpjegimit të planeve që shumkujt do ti dukeshin ëndërrimtare. 

Ndryshe nga çdo lloj politikani që kam ndeshur deri më tani, që do ishte i pritur nga interesi imediat, Albin Kurti të lë përshtypjen se e tashmja i duket banale në raport me të ardhmen.

A është e vërtetë kjo? A ka doza utopie te ky lider aspak tipik? Ku mbështetet suksesi i lëvizjes që ai krijoi një dekadë e gjysëm më parë? A duhet të na ngjallë ajo frikë, apo shpresë? A mundet ajo ta luftojë të keqen që ka hedhur rrënjë, apo e keqja do të moderojë idealizmin e kohës së opozitës me bilbila dhe gaz lotësjellës?

Pikërisht për të marrë këto përgjigje jemi ulur bashkë me Bejten, Shkullakun dhe Lubonjën rreth një gote verë.

Dilemat që gëlojnë janë disa.

A mund të bashkëjetojnë aspiratat që propagandon Vetëvendosja me realitetin që e rrethon? A është i mundur realizimi i tyre, kur duhet të qeverisësh në koalicion me një parti të sistemit si LDK? A bën dot transformime rrënjësore, kur nuk ke marrë shumicë absolute nga vota e qytetarëve? A ia del dot të luftosh në disa fronte paralelisht, pa pasur një fund dorëzimi ndaj sistemit, siç ndodhi me ish-kryeministrin e së majtës radikale greke, Aleksis Cipras? 

“Unë e kam ndjekur trajektoren e Ciprasit-pohon Kurti- Sipas meje gabimi i tij ishte se luftoi më shumë me Gjermaninë dhe Merkelin, sesa me oligarkinë vendase”, thotë ai, duke lënë të kuptohet se, ndryshe nga Syriza, Vetëvendosja do të bëjë të kundërtën. E kotë ta sfidosh me shprehjen: “Mjafton që një qeveri të jetë e virtytshme, mjafton të mos vjedhë, pa qenë e detyruar të godasë ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme në të shkuarën”. Përgjigjja është sa këmbëngulëse aq edhe cinike: “Ne nuk do ti zhgënjejmë ata që tashmë janë frikësuar nga vendosja e drejtësisë”. 

Mesazhi është i qartë, sllogani i fushatës: “Hajnat n’burg”, nuk është harruar. 

Po a është kjo e vështirë? Edhe në Shqipëri e kanë premtuar shumë opozitarë (Nano, Berisha, Rama), por pasi janë kthyer në pushtet janë bërë njësh me oligarkët.

Albini e ka përgjigjen gati. “Në Kosovë korrupsioni nuk është kapilar. Ai është vetëm në majë, nuk ka zbritur nga lart poshtë. Përndryshe sado të suksesshëm të ishim ne si Vetëvendosje, nuk do ti’a dilnim dot të fitonim po të votoheshim në një mjedis të korruptuar. Kjo fitore tregon se nga virusi është prekur vetëm një kastë, prandaj dhe lufta ndaj korrupsionit tek ne është më e lehtë”. 

Një tjetër kantier, ai i një beteje gati të pamundur, është ai me bankat e huaja që mbledhin paratë e shqiptarëve me përqindje fare të ulëta dhe kreditojnë ndërmarrjet e tyre të vogla dhe të mesme me fitime tepër të larta. 

Kjo sipas Vetëvendosjes duhet të marrë fund. Teoria e shtetit jo vetëm arbitër, por edhe lojtar do të vihet në zbatim përmes planit për krijimin e një banke zhvillimore, me kapitale shtetërore, e cila do të vërë në lëvizje përmes kredive të buta ndërmarjet e vogla dhe të mesme.

Po dialogu me Serbinë? Po fjalët se amerikanët duan ta përfundojnë shpejt, ndryshe nga qasja e Kurtit se në fillim duhen vendosur parimet, pastaj të kërkohet zgjidhja?

Natyrisht, Albin Kurti duket se nuk ka akoma përgjigje për gjithçka. Ai e di se ku përfundon po qeverise si ortak me oligarkët. Ai e ka të qartë se si shantazhohesh nga ndërkombëtarët dhe si shndërrohesh në servil të tyre, po u kape duke vjedhur qytetarët e tu. Ai e kupton se ç’do të thotë të biesh viktimë e dogmës neoliberale dhe ti lejosh bankat të bëjnë kërdinë. Ai e njeh reagimin e dorëzimit tek privati të pasurive të përbashkëta si rruga e kombit (edhe nëse vihet një taksë simbolike, ajo smund të vilet nga kompani të veçanta thotë).

Ajo ku ai nuk e ka recetën të gatshme është dilema: si mund të përballohet koalicioni i gjithë këtyre “të këqijve”, që frika nga ndryshimi mund ti bëjë së bashku. 

Cili mund të jetë rrezultati i përplasjes së njëkohshme me pushtetin e parasë, të mediave, të ndërkombëtarëve, që kur zbresin në këto anë preken nga viruset lokale? Ata kanë aq fuqi sa ti vënë shkopinj nën rrota një kabineti të ardhshëm Kurti, aq më tepër një qeverisjeje koalicioni. 

Përgjigjja e Albinit nuk është shteruese. ‘Ne nuk i trembemi zgjedhjeve, vetëm fitojmë prej tyre’. Po sërisht, jo aq shumë sa për të udhëhequr pa asnjë nga partitë e vjetra, të cilat herët apo vonë bëhen pengesë për transformim radikal? “Unë jam optimist, më lejoni ta provoj” mbrohet ai.

Por, sado besimplotë të jetë lideri i Vetëvendosjes, kundërshtarët e ndryshimit janë vënë në punë.

Ata kanë filluar të klithin: “kujdes, rreziku po mbërrin”. Në emër të kësaj disa e përshkruajnë Albin Kurtin të veshur me uniformën e Fidel Kastros në trup, disa me çallmën e Bin Ladenit në kokë. Të tjerë vënë alarmin për rrezikun e prishjes me aleatët që çliruan realisht Kosovën.

I gjithë ky ansambël motivohet vetëm nga një shqetësim, ai se mos përmbyset rendi aktual i gjërave,  ai se është e pamundur një tjetër alternativë, përpos kësaj që njohim dhe jetojmë.

Në këtë kuptim, këta kryqtarë të status quo-së, janë kopje zhgaravina të ideolgëve të ultraliberizmit. “Ideologjia dominante sot është një dorëzim, një pranim cinik i botës ashtu siç është” këmbëngul Slavoi Zhizhek. Sipas filozofit francez Alen Badiu, qëllimi i saj është ‘të shkatërrojë çdo shpresë, çdo projekt kritik, duke pretenduar se çdo rrugë e re shpie drejt gulagut”.

Në emër të ringjalljes së këtyre fantazmave, po e sulmojnë fitoren e Vetvendosjes edhe klonet shqiptare të teorive globale të mosndryshimit. 

Pra, sot ngjitja në pushtet e Albin Kurtit nuk ka përballë si armiq vetëm oligarkët që kanë fituar miliona deri dje, ingranazhet e shtetit të kapur, mediat e shumta, ndërkombëtarët që duan të bëjnë karrierrë duke falur troje të Kosovës, politikanë në dy anët e kufirit që i plak dhe i nxjerr nga loja suksesi i një modeli të ri, por mbi të gjitha, kundër saj është edhe një qasje ideologjike që i unifikon këta sëbashku.

Prandaj sfida që ka përpara është një mision gati i pamundur. E megjithatë Albin Kurti këmbëngul: ‘Jam optimist, më lini ta provoj”. 

A mjafton? 

Vështirë të vihet bast. Sepse po aq sa shpreh besim, po aq është dhe i ndërgjegjshëm për barrën që ka mbi shpinë. Në një moment, pasi biseda ishte nxehur dhe dilemat ishin hedhur në tryezë, Albin Kurti fare qetë tha: “E di se shumëkush e do vrasjen time”. Natyrisht, në këtë pohim nuk ka asgjë prej një lideri paranojak që trembet për eleminimin e tij fizik. Aty është e kotë të qëmtosh frikra komplotizmi, si ato që e pyesin në intervista televizive, ku e detyrojnë të pijë gotën e ujit që ka përpara.

Por, ama, vrasjen politike të asaj që ai përfaqëson nuk janë ta paktë ata që e duan. 

Ajo vdekje mund të jetë e dy llojtë. Së pari duke u tubuar bashkë dhe duke e rrëzuar nga pushteti. 

Së dyti, duke e detyruar të moderohet duke u bërë gradualisht si ata që ka luftuar deri dje. Ky do të ishte atentati më i rëndë, ai që siç i tha Fatos Lubonja, do plagoste shpresat edhe për dy gjenerata të mëpasme. 

Ne ishim katër gazetarë që e dëgjuam të thoshte: “Kush mendon kështu, nuk më ka njohur ende”.

Andi Bushati/ ©Lapsi.al



33 Comments

  1. Vertet kafsh politike , per mire, njeri vizionar dasht zoti qe me ne fund lindi nje djal per Kosoven.

  2. fakti qe those se ne kosove eshte prekur vetem pak koka e oligarkise nga korrupsioni, me duket sikur nuk do te pranoje realitetin..dhe nuk ka ndermend te luftoje korrupsionin ose te pakten ky nuk eshte ne objektivin e tij primar..me vjen keq!

  3. Ideja qe alternativa e rendit neoliberal do te gjendet ne nje qime bythe vend si Kosova, do te thote se keni qene perpara nje fucie dhe jo nje gote vere. Dhe shkrimi ne fakt duket si i tille.

  4. Ashtu si nje tjeter “uliks kosovar” , shpresojme qe Albin Kurti ne odisene e tij te mbylli veshet ndaj thirrjeve joshese te sirenave,dhe me ne fund Itaka jone Kosova dhe Shqiperia te gjejne shembullin qe i duhet per sot dhe gjeneratat e ardheshme.Jemi me ty ” Uliks”,Te lutem mos na zhgenje.

  5. O çuna qekur merkeli tha “ne i zgjidhim gjerat me internet” qe atje e kupton se ku do shkoj ky muhabet. Rames nuk ka per tju futur gjemb ne kembe sepse do e mbrojne evropianet duke e len ramen dhe endri fugen qe te vazhdojne te spiunojne ne internet vetem qe ta kthejne ne interesin e tyre personal.

  6. Shkrim me nje doze optimizem e propogande te tepruar. Ndjehem mire qe Kosova do kete nje kryeministe si figura inteligjente e Albinit. Albini eshte e kunderta e “kafshes politike” ose te pakten une kete besoj e shpresoj te mos zhgenjehem. Ai perfaqeson zhgenjimin e shqiptareve te kosoves per qeverisjen alla katunaresh e alla hajdutesh. Por Albini nuk eshte, e une nuk dua te jete “Mesia”. Une shpresoj te jete politikani qytetar qe do popullin e tij para karikes e pasurise per vete. Uroj qe te mos ndikohet nga qeverisja e deshtuar e Shqiperise qe nga viti 1992 te mos ndikohet nga kryeministra primitiv e pa moral qe ka pasur Shqiperia e Kosova. Ka nje detyre te veshtire, do te thoja shume te veshtire, uroj t’ja dali. Nuk veje bast per Albinin, por do te me pelqente ta humbisja bastin!

  7. JU ANALIST GAZETAR ALBIN KURTI VJEN NGA FRANCA DHE JU E DINI MIRE SE KUSH MERRET ME FRANCEZ CFAR I BEJNE SHQIPERIS.ENVERI RRUGEVE TE PARISIT EDI RAMA RRUGEVE TE PARISIT DHE ALBINI ME CFAR DUKET ME FRANCEZET E REVOLUCIONIT I KA LIDHJET DHE VETE ESHTE REVOLUCIONIST KETA TIPA THONE PERHERE TE KUNDERTEN E VEPRIMIT PSH.ENVER HOXHA THOSHTE KOSOVA ESHTE E JONE POR NE FAKTE KISHTE MASAKRUAR ME SHUME 100000 MIJE KOSOVAR,1944-1955. EDI THOTE SHQIPERIA ESHTE PARAJS POR 50% E POPULLSIS PO I LARGOHET NE CDO RRETHAN PER FAJ TE QEVERIS HASHASHIZIMI.KRIMINALITETI,KORRUPSIONI,KRIMI I ORGANIZUAR.NDERSA KU KURTI THOTE BASHKIM KOMBETAR POR ME DUKET ME NENTEKST TE DYSHIMT PER TE DOMETUAR ECJEN PARA TE DY VENDEVE PARALEL DERI SA TE PIQEN KUSHTET KY PO I PRAPESON DUKE I DHEN SHKAS BOTES TE MENDOJNE SHQIPERIN E MADHE QE SESHTE KOLLAJ TE PRANOJ RUSIA FRANCA E FRANCEZIT TE RAMA KURTI POR AI AKTORI KISHTE SHUME MUHABET DHE ME SHOKUN E TURE VUCIC.

  8. Juri harruat salihun agjent ne France neper spitalet e Frances me enverin dhe kapon,albin ke bere gabimin me te madh te kohes tende politike me keta gazekaret e shqiperise,darka me vere tregon sa serisozisht e kishin mare tosi,dy andet,por e pasket kaluar mire.

  9. OKE I PAEMER POR TE JAME LUTUR MOS ME CENSURO KOMENTIN TIM POR KOMENTO PER VETE POR ME DUKESH JE NGA KETA TE LIGJIT TE FUNDIT VULLNETAR TE POLICIS GJE KA MIRATUAR RAMA TANI SE FUNDMI.

  10. Heu bre Albin , po i paske hup ato 3 ore kot me ato pseudo gazetara. Shiko kush asht ne tavolin dhe e kputon cfare eshte bisedu.

  11. Po ky pederasti jon, Rama, per cfare rri me ne kolltuk, mund tma shpjegoje njeri se une s’e kuptoj?!

  12. Perpara sesa te mitizojme Albinin, duhet t’i japim kohe te na provoje sesa do i mbaj premtimet e tij. Psh pa marre akoma mandatin e kryeministrit Albini konsumoj genjeshtren numer 1 kur deklaroi se Rama ishte kunder ndarjes se kufinjve! Bushati ka adhurim per te majtet deri diku ekstrem aq me teper kur kane dhe mbeshtetje sorosiane, mirepo Kurti siç edhe i ka kerkuar Lubonja ne tavoline, ka shansin qe mos te zhgenjej mbare popullin shqiptar ne Ballkan me menyren sesi arriti te behej force e pare. Lufta ndaj korrupsionit dhe hajnis eshte sfida e madhe e Albin Kurtit. Shpresojme qe te beje diçka ne kete aspekt..

  13. Rama priste te hante ndonje shpulle te forte nga Basha keto vite, por po e kupton se grushtin e Knock-out-it do ta haje nga Kurti!

  14. Ashtu si thote edhe vete Z. Albin Kurti,se “‘Jam optimist, më lini ta provoj”,eshte mire pa paragjykime,
    por as edhe eufori,qe zhgenjimi te mos jete i madh.Entuziazmin ne fund te ndeshjes.Me këmbë te mbare,
    per te miren e te gjith kombit Shqiptare!

  15. Eshte shpejte te kemi besim te Kurti . Ai eshte i te majtes estreme dhe nga pervoja qe kemi keta Jane te PA sukseseshme ne vendetta e tyre . Partia italiane “cinkue stele ” fitoje ne zgjedhjet ne zgjedhiet e kaluara ne Itali dhe italianet paten shprese ,por cfar ndodhi ,sot Italia eshte me keq se me pare . Prandaje MOS u besoni majtisteve se e kan ne gen mashtrimin eshte si ajo fjala qe thote populli “pordhet e medha grisin breket e ra ” .Shpresoje qe me Kurtin te MOS ndodh kjo por si duken bathet ky u fut ne rrjeten e kryeM…… Shqipetaret

  16. C nuk kane peshtyre te gjithe keta analistet per Albinin deri me sot. Tashme qe po vjen ne pushtet po e lepijne

  17. Ky nuk perben lajm ku disa te ashtuquajtur gazetare po darkojne me Albin Kurtin. Ne ke vend demokratik ne europe por qofte dhe Afrike sheh te tilla foto deficentesh

  18. Juri I salihut nuk mar mundimin te censuroj kete e ben portali,por vetem desha ta kompletoj komentin gjysmak me dashje nga nje shpellar shqupist I salihut qe paguhet mire me para ruse per te shtremberuar te vertetat,por pjedhat neokomuniste te salihut kete pune bejne,vazhdo te komentosh ne mbrojtje te salih karaxhic berishen

  19. Me qe e paske qef ate mikun mbaje ne goje me urdher te salihut,se ju shpellaret I zbatoni urdhrat e salihut,dhe mos e hiq ate mikun nga goja

  20. ti i paemer i ores 17:9 mund te jesh nga keta njerzit e ri ku te ze gjumi nje nate ste ze naten tjeter qe e tha ajo jozela por une nuk te kame faji ti shaje sliun e ke te duash por me mua ske pune se nuk ja vlen qe te merrem nje nga ata.

  21. O juri ti qenke tipiku I shpellarit te shekullit te ri,une jam ne shtepite e mija me shekuj,ti ndoshta nuk e dine se ku flen sot e neser,keshtu ndodh kur ja mer token tjetrit dhe del e bllokon rruget,une jam aq I vjeter ne pd,sa vjec je ti,dhe une ju njoh te gjithe ju qe prrallisni neper porthalet e salihut dhe me fytyra.

  22. I PAEMRI I 15:53 SIGURISHTE ME QERPIC E KISHE SHTEPIN DHE E NDEZJE ZJARRIN NE MES TE DHOMES DERI NE 1991 KUR ERDHA UNE DHE TE MESOVA SI JETOHET SI BEHET SHTEPIA SI LAHESH SPSE KENI QENE LA 2-NE VIT DHE AKOMA KENI PERSONE TE TILL ME SHUMIC PO ME SALEN CFAR KE PSE E URREN KAQ SHUM MOS I URRE KAQ NJERZ JANE TIRANS,SKRAPARLI MIRDITOR SHKODRAN PDEISTA FASHISTA BALLISTA KOMUNISTA SOCIALISTA PSE KE KAQ ALERGJI PER SKENDERBEU DHE PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *