• |
ide | kryesore

Conte, mesfushë me pikatore: Sensi jashtë edhe këtë javë

Sport



Antonio Conte duhet të bëjë akoma pa Stefano Sensi, të paktën edhe për një javë. Lajmin e ka dhënë Gazzetta dello Sport, sipas të cilës ish-futbollisti i Sassuolo do të mbahet pushim për ndeshjen me Parmën, ashtu si edhe të martën në Brescia për të evituar të forcojë kohët e rikuperimit e të pësojë një tjetër dëmtim. Mesfushori zikaltër ka kryer të mërkurën teste të reja që i kanë sugjeruar stafit mjekësor të Inter të bëjnë kujdes, edhe pse problemi është në rrugën e zgjidhjes.

Rikthimi i tij, duke prjashtuar të papriturat, duhet të bëhet të shtunën e 2 nëntorit në Bologna. Mungesës së Sensi do ti shtohet edhe ajo e Vecino, që do të jetë në rastin më të mirë i disponueshëm për pankinën, duke e detyruar Conte të rikonfirmojë treshen e mesfushës që luajti në Champions, e formuar nga Gagliardini, Brozovic e Barella. Sa për zëvendësuesit, me përjashtim të Borja Valero, do ti kërkohet ndihmë skuadrës së moshave nga ku mund të mbërrijë Schirò.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *