• |
ide | kryesore

E persekutonte me akuza për pedofili: arrestohet polici që shantazhonte Quagliarella

Sport



Është fundi i një makthi. Policia e shtetit në Castellammare di Stabia, së bashku me Carabinieri di Santa Maria Capua Vetere, kanë ekzekutuar urdhërin për heqje lirie të Raffaele Piccolo, 54 vjecarit që konsiderohet përgjegjës për akte persekutuese, shpifje e zëvendësim personi. Krimet e faktuara, të ndodhura nga 2006 në 2010, janë kryer në dëm të personave të shumtë sipërmarrës e profesionistë, ndër të cilët edhe futbollisti i Sampdorias, Fabio Quagliarella.

Hetimet e koordinuara nga Prokuroria e Torre Annunziata e drejtuar nga skuadra investiguese e Komisariatit të Policisë së Castellammare di Stabia, kanë bërë të mundur dokumentimin e përgjegjësisë së Piccolo, ish-polic prej kohësh i pezulluar nga shërbimi, që për vite, duke u hequr mik i viktimave, i persekutonte me letra e mesazhe anonime që përmbanin akuza false për pedofili e lidhje me krimin e organizuar. Piccolo do të vuajë tashmë dënimin prej 4 vjet e 6 muaj heqje lirie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *