• |
ide | kryesore

Guardiola-City, tratativa që rrezikoi të dështonte për fajin e… një shtëpie!

Sport



Në 1° shkurt 2016 Manchester City zyrtarizoi ardhjen e Pep Guardiola në vend të Manuel Pellegrini, duke filluar nga korriku i atij viti: kështu nisi epopeja e Citizens, që me menaxherin katalanas në pankinë kanë shkruar historinë e futbollit anglez duke fituar shtatë trofe e deri tani e duke vendosur rekord mbi rekord për adhuruesit e statistikave. Mes Guardiola e City shpërtheu menjëherë dashuria, por ardhja e teknikut ishte një hap larg dështimit kur klubi gjeti vështirësi të pafundme për të gjetur një shtëpi në gjendje të kënaqte kërkesat e tij.

Këto lajme janë zbuluar në një libër të ri të dedikuar trajnerit që në fillim kishte saktësuar se donte të transferohej në një rezidencë në qendër të qytetit bashkë me familjen. Sipas asaj që shkruajnë Pol Ballus e Lu Martin në “Pep’s City: the making of a superteam”, Guardiola dëshironte një pallat të ngjashëm me atë që kishte patur në Mynih. Një kërkesë që trembi drejtuesit e klubit. Drejtori sportiv Txiki Begiristain ka urdhëruar kolegun David Quintana të shkonte në Gjermani për tu takuar në fshehtësi me Pep: “Shko në Mynih por mos ia thuaj askujt. Duket se kemi një problem me të”.

Quintana e takoi Guardiola në një restorant vietnamez në Mynih për të diskutuar organizimin e ri të klubit, lojtarëve e strukturave, por cështja e banesës dukej e pazgjidhshme. “Pep refuzonte të jetonte në një vend tjetër vec qendrës së qytetit, ku nuk kishte asnjë pronë që mund ta kënaqte”. Atë mbrëmje Quintana luajti të gjitha kartat që kishte në dorë: “Mos u shqetëso, nëse është e nevojshme do ta ndërtojmë atë që do. Do të na duhet ndonjë muaj, por do ta bëjmë”. Në fund cështja u zgjidh pa ndërtuar asgjë: trajneri u transferua në kompleksin e apartamenteve në Salford, të quajtur City Suites, ku ka qenë gjithnjë i lumtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *