• |
ide | kryesore

Rikthehen lëkundjet e tokës në vend

Lajme, Të fundit



Një lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në zonën e Durrësit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), epiqendra e tërmetit ka qenë 1 km në jug-perëndim të Karpenit.

Tërmeti është regjistruar me një magnitudë 2.9 rihter dhe me një thellësi prej 30 kilometrash.

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë, nuk raportohet për dëme materiale apo për të lënduar.

Vendi ynë është goditur së fundmi nga një numër i madh tërmetesh. Të shtunën e 21 shtatorit, u shënuan tri tërmete të fuqishme, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky ishte tërmeti  më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit. Tërmetet në fund të shtatorit shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe mbi 105 të plagosur. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *