• |
ide | kryesore

Leicester vendos rekordin e ri në Premier League: Vardy tregon si i bindi Evans të shënonin nëntë, ndaj Southampton

Sport



Një rezultat që ndodh rrallë, por që kur ndodh lë gjithnjë gjurmë në të dy skuadrat që e prodhojnë. Leicester është treguar krejtësisht i pamëshirshëm në transfertën kundër Southampton, në ndeshjen hapëse të javës së 10 të Premier League. Në St Mary’s Stadium, Dhelprat janë imponuar frikshëm 9-0, duke përfituar nga kartoni i kuq i Bertrand në minutën e 12′, pasd avantazhit të Chilëell. Për skuadrën e Brendan Rodgers, për momentin e dytë në klasifikim, u ‘tërbuan’ Perez e Vardy (të dy nga tre gola) përvec rrjetave të Tielemans e Maddison, që fundosën në reshjet e shiut e golave Southampton. “Në fakt, ishim duke fituar 6-0 dhe Evans na tha se nuk duhet të ndaleshim, pasi mund të arrinim rekordin historik! Ai e dinte mjaft mirë dhe kjo na motivoi për të shënuar edhe më shumë gola”

Gjërat në Leicester i bëjnë vetëm të bëra mirë. Pasi shkruan historinë e Premier League, duke fituar një titull të jashtëzakonshëm në 2015/16, Dhelprat kanë zotruar një faqe të re në almanakun e Premier League, duke shkuar të fitojnë 9-0 në St Mary’s Stadium kundër Southampton, duke barazuar rekordin e Manchester United (9-0 vs Ipsëich në 1995) e duke marrë kështu fitoren më të thellë në absolut jashtë fushës në historinë e Premier (nga 1992 e në vazhdim) duke kaluar suksesin e Manchester United, të arritur kundër Nottingham Forest në 1999 (8-1).

Për Southampton një mbrëmje për tu harruar e jo vetëm rezultatin. Vetëm dy herë në Premier League dy lojtarë të së njëjtës skuadër e mbyllin ndeshjen duke shënuar tre gola secili si Vardy e Perez: kishte ndodhur edhe në majin e 2003 me Pennant e Pires të Arsenal… edhe atëherë kundër Southampton i mundur 6-1 në Londër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *