• |
ide | kryesore

Mediat britanike: Mafia shqiptare po përmbyt Birminghamin me kokainë (EMRAT)

Lajme, Të fundit

Beteja e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani kundër mafies shqiptare që përpiqet “të përmbysë” Birmingham-in me kokainë është e vazhdueshme.

Bandat nga vendi ballkanik janë përpjekur të kontrollojnë tregun fitimprurës të kokainës në qytet gjatë viteve të fundit. Heroina është lënda narkotike e kontrabanduar tradicionalisht nga kriminelët në Ballkan për shkak se vendndodhja e tyre është në “shtegun e opiumit” nga Afganistani drejt Evropës.

Por, shqiptarët kanë zbuluar se fitime shumë më të mëdha mund të bëhen edhe përmes trafikut të kokainës. Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kësaj lënde narkotike dhe për këtë arsye, ata janë tërhequr për të realizuar operacione në këtë vend. Londra është qendra kryesore e veprimtarisë së tyre kriminale, por të tilla janë krijuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Birmingham-in.

Kjo është një betejë që Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se po e fitom, pasi ka burgosur disa prej “bosave” shqiptarë të drogës. Vitin e kaluar, krimineli shqiptar Erald Mema, i cili kryesonte një rrjet kokaine shumë milionëdollarësh në Mbretërinë e Bashkuar, u dënia me 25 vjet burg. Mema është koka e një bande shumë të sofistikuar dhe të organizuar që furnizote tregun me sasi të mëdha kokaine të pastër.

 

 

33-vjeçari drejtoi një rrjet i cili tregtonte drogë nga Birmingham-i në Oksford, Londër dhe Bristol. Ai u dënua për dy komplote lidhur me furnizimin me kokainë midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016.

Madje, gjykata muajin e kaluar mbajti një seancë gjyqësore ku urdhëroi Memën të nxirrte në ankand orën e tij “Rolex”, me vlerë 14.380 paund si pjesë e të ardhurave të krijuara nga aktiviteti i paligjshëm.

Në vitin 2016, Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u burgosën pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine me vlerë 120 mijë paund në Birmingham. Kur Policia i mori në pyetje, ata u përpoqën t’ia kalonin fajin njëri-tjetrit për drogën, por më vonë u dënuan me 4 vjet e tetë muaj burg pasi pranuan se kishin si qëllim të furnizonin me drogë Leamington-in.

 

 

Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë ndikimi brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës, veçanërisht të kokainës. Agjencia Kombëtare e Krimeve kombinon inteligjencën me aktivitetin operacionial duke synuar grupet e organizuara të krimit, për të cilat droga është vetëm një burim të ardhurash dhe po i përdorin fitimet për të mbështetur forma të tjera të krimit. Kjo përfshin trafikimin e njerëzve, të armëve, korrupsionin dhe pastrimin e parave, të gjitha këto që shkaktojnë dëme, dhunë dhe shfrytëzim”, është shprehur për birminghammail.co.uk  një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit. / Burimi i informacionit: birminghammail.co.uk  / Përshtati: Lapsi.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu