• |
ide | kryesore

Ngjarja e rëndë në Durrës, Policia jep versionin zyrtar

Lajme, Të fundit



Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sipas Policisë, rreth orës 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, i cili ka gjetur vdekjen​.

Më herët, u raportua se kishim të bënim me një vrasje, për arsye se Policia evidentoi se viktima kishte shenja dhune në trup.

Po ashtu, në videot e siguruara, shiheshin autorët e pretenduar të krimit, teksa hapnin derën e automjetit, që kur zhvendosej pak metra më tutje, shpaloste pamja e trupit të viktimës të lënë në mes të rrugës, pa bluzë dhe pa këpucë. ©Lapsi.al

 Durrës. Informacion/ paraprak:

Më datë​ 26.10.2019, rreth orës 20:10,  në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R.  B, 25 vjeç,  banues ne lagjen nr 15 Durres i cili  ka gjetur vdekjen​.

Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet  paraprake rezulton se drejtuesi i motorit  si pasojë e përplasjes nga autobusi  është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja.

Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit

Punohet​ për ​ sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *