• |
ide | kryesore

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur viktima hidhet nga makina, pa bluzë dhe pa këpucë (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Janë publikuar pamjet e momentit kur nga një minibus ngjyrë gri hidhet trupi i pajetë i një personi në vendin e quajtur “Ura e Daljanit”, në hyrjen e portit në Durrës.

Në videon e siguruar nga “Lapsi.al”, shihet se autorët hapin derën e automjetit, që kur zhvendoset pak metra më tutje, shpaloset pamja e trupit të viktimës të lënë në mes të rrugës, pa bluzë dhe pa këpucë.

Kjo ngjarje e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen sotme në qytetin e Durrësit, u raportua fillimisht si një aksident.

Por, në informacionet paraprake të komunikuara nga Policia, evidentohej se viktima kishte shenja dhune në trup, indicie që ngriti dyshimin se kishim të bënim me një vrasje.

Policia vijon të jetë në terren për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat aksidentit. ©Lapsi.al

 

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu